Një grup të rinjsh nga Sllovakia e Çekia vizitojnë Shqipërinë, njëri prej tyre bën “tattoo” shqiponjën

20662637_1413537305368240_786452341_o

Tatuazhi në krahun e Andrejit

Viktor Cabúk, Jakub Kozák, Peto Gábriš, dhe Andrej Hudek janë një grup të rinjsh nga Sllovakia, të cilët vizituan Shqipërinë këtë javë. Një udhëtim, që nisi me Shqipërinë, për të vazhduar më pas me Malin e Zi dhe Kroacinë, përfundoi me plot aventura dhe me një dashuri për Tiranën dhe shqiptarët, dashuri që u nguros me një tatuazh në parakrah nga Andrej. Continue reading

Studentët e Harvardit vizitojnë Shpellën e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit në Tiranë

IMG_5076

Natasha, Alice dhe William teksa po sodisin natyrën në hyrje të Shpellës së Pëllumbasit

Tre studentë, nga Universiteti më prestigjoz në botë sikurse është ai i Harvardit, vizituan këtë fundjavë Shpellën e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit në Tiranë. Continue reading

Qafë-Shtama, pikënisja e shtegëtimeve

16602144_1298647190174103_2399350508483326127_o

Qafë-Shtama; Foto nga Fatjon Kapllanaj

“Pse s’i ikim qytetit?! Pse s’ikim në mal?!” – ishte sfida që rodhi mes miqsh një pasdite kafeje në Tiranë. Kështu nisi qejfi për t’u marrë me “hiking” (shtegëtim) dhe pas dy-tre provave në dy-tre vende, sfida gjeti strehë te Klubi Discover Albania dhe frymëzimi prej kësaj sfide, gjeti një motiv për të shkruar këtu në blogun tim. Continue reading

A e rrezikojnë tërmetet e Bankers gazsjellësin TAP?

greva-e-banoreve-ne-zharrezQë prej 2 shkurtit nëntë banorë të fshatit Zharrëz në Patos, janë në protestë ekstreme me grevë urie. Kjo është greva e dytë në radhë, pas asaj të muajit dhjetor. Banorët kërkojnë siguri për jetët e tyre, dëmshpërblimin nga pasojat e punimeve të kompanisë “Bankers” dhe garanci se situatat e së kaluarës nuk do të ripërsëriten më. Continue reading

Pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së OKB-ës për armët bërthamore?

bushatiDitën e sotme – 6 shkurt – përmes një kërkese të Deputetes Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën “kundër” të Shqipërisë në rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për “ngritjen e instrumentave të nevojshëm për të ndaluar armët bërthamore dhe për të shkuar drejt asgjësimit të tyre”. Mediat e përcollën me një shterpësi totale informacioni këtë lajm dhe ajo që u mor vesh për publikun ishte vetëm fakti se “votën kundër na e kërkuan Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Continue reading

U kthye pas 17 vitesh nga Lufta e Kosovës, “humbi apo u largua vetë” Sejdi Thaçi?!

Sejdi THacci

Marrë nga Gazeta Express

Janari ’99 ishte i ethshëm në Kosovë.

Viti përpara tij qe masakër.

Forcat para-militare serbe vazhdonin të kërkonin anëtarët, por dhe këdo që ndihmonte UÇK-ën.

Vjet familjet Ahmeti, Jashari dhe Delijaj qenë bërë shosh plumbash teksa militarët patën vrarë barbarisht më shumë se 120 persona.

Pikërisht javën e parë të këtij viti, në Klinë, një burrë, i cili nuk u martua kurrë, rendi pas pensionit të tij.

Continue reading

Vollga, një përrallë shqiptare

VOLLGAIshte mars viti ’94.

Shqipëtarët më në fund po gëzonin pronën private.

Një ditë prej atyre ditësh, nipi i një të moshuare, e cila jetonte në Greqi që pas Çlirimit, me vetëm një prokurë bëri kërrdinë…

Regjistroi në emër të saj 3 500 m² truall.

Pasi vulosi mirë e mirë dokumentat, filloi pazarin.

Ishte koha kur në Shqipëri gëlonin paratë e për të shitur gjithë atë truall s’të duhej shumë.

Continue reading