Anna Politkovskaja, syri i mprehte i nje te drejte qe u verbua

Keto jane fjalet e thena me 10 tetor 2006 ne Dresden (Gjermani) nga Vladimir Putin, fjale te cilat i pergjigjeshin pyetjes per gazetaren Anna Politkovskaja, vrare me 7 Tetor te po atij viti (2006) (pikerisht ne datlindjen e Presidentit Putin).

“ Ky person, kishte nje qendrim kritik ndaj Autoriteteve Ruse, por eshte e drejte qe ju ta dini… ajo nuk kishte, aspak, asnje ndikim ne politiken Ruse, ishte e njohur vetem ne ambejntet e Organizatave te Gazetareve, e ne ato te te Drejtave te Njeriut, dhe jashte vendit, por perseris… ndikimi i saj ne jeten politike te vendit tone ishte minimal… “ 

Anna Politkovskaja, u lind me 30 Gusht 1958 ne New York (Shtetet e Baskuara). Ajo ishte bije e dy prinderve diplomat, ruso-ukrainas qe punonin per diplomacine Ruse ne Amerike. Femijerine dhe po ashtu gjith jeten e kaloi ne Moske e Rusi. Pas mbarimit te studimeve per gazetari, jeta e saj mori nje rrjedhe ndryshe, per t’u bere me pas, personazhi me i perfolur per Rusine postkomuniste, shtet i cili proklamon demokracine.

Demokracia varet nga liria e fjales, mendimit dhe e shtypit. Por cdo jave nje gazetar vritet, vrasja eshte censura e fundit, dhe me mbytese per median. Sipas Institutit Nderkombetar te Medias (I.P.I-International Press Institute) mesatarisht, ne Bote, mbi 76 gazetare humbin jeten cdo vit per shkak te profesionit, nje nder to ishte dhe Anna Politkovskaja…

Ne te vertete, krejt ndryshe nga sa thoshte Putin, Anna kishte nje ndikim te madh ne opinionin publik po ashtu dhe ne ate politik, ajo tregoi, nepermjet publikimeve dhe shkrimeve, per Cecenine, masakren ne Beslan, dhe doli nga plani i zakonshem i te treguarit te gjerave, kjo gje e beri ceshtjen e Cecenise nje problem nderkombetar. Me eksperiencen ne Ceceni, ajo perdor nje shprehje per ta pershkruar me mire gjendjen: “Kur erdha ne Ceceni, mu duk sikur po hyja ne nje depo ne te cilen s’duhej hyre.” Shprehje qe Roberto Saviano (gazetari i njohur italian) e klasifikon si klasiken e saj, ajo hyn aty ku nuk duhet hyre.

Ajo sulmon te gjithe politiken Ruse, gjithe botkuptimin e pushtetit me ane te botimit te librit : “Rusia e Putinit”. Helmohet, kercenohet dhe diskretitohet nga politika, deri diku dhe nga shoqeria qe refuzon ta besoi. Ne nje shkrim te sajen Anna thote:

“Jam nje gazetare, jo  nje prokurore, jo nje gjykatese. Kufizohem vetem ne dhenjen e informacioneve dhe fakteve si jane e ashtu sic qendrojne, duket gjeja me e lehte, ne te vertete eshte ajo me e veshtira, dhe e nje cmimi shum te larte… Cfare cmimi?! Cmimi i asajt qe ti sben me nje pune por lufton nje lufte, lufton, ndihesh ne lufte, dhe un 47 vjece jam e lodhur, jo e friksuar, jo e dekurajuar, e lodhur… E lodhur duke lexuar cdo dite ne gazeta qe jam nje e cmendur: Politkovskaja Skicofrenja, Politkovskaja e Cmendura… Jam e lodhur ti them dhe ti shpjegoj femijve te mij qe kush thote te vertetn eshte nje i cmendur dhe kush thote genjeshtra ben karrjere, e lodhur duke marre nga 10 a 15 kercenime ne jave, qe dalin ne kompjuterin tim e ne disa raste  dhe ne telefon, e lodhur duke u ndjere nje kriminele… Cdo 6 dite, kur del nje artikull i imi thirrem ne prokurori, mes hajdutesh e rrugecerish, ka qe rrin aty per vjedhje, per zenje a per perdhunim… Une?! Per gazetari… I njoh koridoret, sallat e pritjeve, zyrat, hy… Ulem, dhe pyetja e pare eshte perher e njejta… Perse keni shkruar gjera fallco? Kush ju a ka dhene keto informacione?… Jam e lodhur duke menduar se informacioni i lire ketu nuk ekziston, 90 perqind e gazetarve ne Rusi jane nje “teser partie”, kur ke nje teser partie nuk je nje gazetar por nje zedhenes… Funksionon keshtu, Shtypi ndahet ne : Kush eshte me Rusine… dhe kush nuk eshte me Rusine. Nqs je me Rusine per 5 ose 6 vjet te bejne deputet, dhe nqs nuk je me Rusine nuk duhet te besh gazetarin.”

Ajo e thoshte hapur, stili i saj ishte i qarte: Nuk firmos kurre me pseudonime, nuk fsheh kurre emrin tim, vendos ftyren time dhe me te perballem me reagimin. Shkrimeve te gjeneraleve, e ushtarakeve Rus te cilet e sulmonin se shpifte dhe trillonte, ajo nje dite u pergjigjet:

“Me thoni se jam nje armike, per kete me kercenoni madje dhe ne faqet e nje gazete. Pergjigjem… Pergjigjem qe jam nje armike, eshte e vertete… armike e nje ushtrie kriminelesh, te lidhur e shtrenguar tek jeta e piste e Moskes, armike e atij qe vjedh, plackit e qe vret. Nese ju jeni me te vertet krenar per ate cka beni, nese jeni te bindur qe jeni ne te drejte, ateher shume mire, hiqeni kete fshehtesi, mjaft me anonimatin, me shihni ne sy dhe me thoni qe e kam gabim.”

Shume mbresa te le pergjigjia qe i behet nga ish-bashkeshorti i Annes, pyetjes per vdekjen e saj, qe eshte:

“Te pakten fjalet e saj jane gjalle… me mire keshtu”

Me mire keshtu? Anna u vra, u qellua per vdekje! Me mire keshtu? Dhe ai shton:

“Me mire keshtu… sps dite me pare kishin provuar ta rrembenin, ta narkotizonin, dhe ta injoronin me foto aspak te hishme per ti prishur inmazhin dhe opinjonin publik, nje orgji, per te publikuar ne revistat e gosipit me te lexuarat ne Rusi. “Gazetarja qe kenaqet me 3 Ushtare”… Anna ishte e terrorizuar nga kjo gje, po sikur ta benin, po sikur te ndryshojne ndonje fjale timen dhe te me nxjerrin si dicka krejt te kunderten e asajt cka jam? Kur e vrasin, te pakten ai ideal per cka te cilen ajo kishte luftuar, legjimiteti i fjaleve te saje ishte shpetuar”.

Per te shkruar per Annen ndoshta nuk mund te mjaftoje nje jete. Annes, jeten ja moren, nje jete qe Anna e sakrifikoi per lirine, te drejten, e duke u vrare ne shtepine e saj, ne castet e saja me te lumtura, kur ajo sapo ishte bere gjyshe. Per Annen perfundoi gjithcka me 7 Tetor 2006, po per popullin rus? Po per ne? A ka perfunduar jeta jone, liria jone? A do te kete nje Anna tjeter?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s