Etika e mediave shqiptare

Në vitin që lam pas, Bota u njoh me atë që u quajt “Skandali përgjimeve”; “Skandali Rupert Murdok”, ku njëri nga njerëzit më të fuqishëm të medias botërore News of the World, u vu në qendër të akuzave për shkelje flagrante të etikës, korruptimit të shumë punonjësve të policisë, dhe keqpërdorimit të lirisë së shprehjes, për shkak të përgjimeve të paligjshme të përdorura si mjete investigimi. Për shqiptarët ky skandal i Murdok, u risolli për diskutim skandalin mjaft të përfolur Pango.

Do të ishte 4 marsi i vitit 2009-të, atëhere kur një nga televizionet me audiencën më të madhe në vend, nëpërmjet emisionit të tij “Fiks-Fare”, do të trasmetonte një video, që do të çonte në shkarkimin e Ylli Pangos, asëkohe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe në krijimin e një debati që dukej se nuk do të kalonte lehtë. Dhe në fakt nuk kaloi lehtë sepse çështja përfundoi në gjykatë, dhe Top-Channel-it iu kerkua nga një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ta dëmshpërblente Ylli Pangon me shifrën prej 400mijë eurosh si shkak për dëmin moral e material, të bërë nga kjo media. Sipas Reporterëve pa Kufij (Reporters Without Borders) ky vendim ishte i papranueshëm, cënoi lirinë e shprehjes dhe shkeli seriozisht lirinë e mediave në Shqipëri. Por sipas mendimit tim, duke i qëndruar llogjikës që çoi në mbylljen e gazetes News of the World, që botimin e saj të parë e ka bërë në vitin e largët 1843, vendimi i Gjykatës është i drejtë e madje do thoja i butë.
Emisioni Fiks-Fare, është një format i njëjtë me italianet “Striscia la Notizia”, apo “Le Iene”, që merren me denoncimin e fenomeneve shoqërore, padrejtësive dhe shkeljeve flagrante, por ndryshe nga italianet, Fiks-Fare nuk merret me fenomenet, por përgjithësisht me individët. Sipas meje qëllimi i vetëm i këtij emisioni në Shqipëri është vetëm denigrimi publik i personave që “thirren” në çështje si të pandehur e gjithnjë shpallen fajtor. Mbase kjo gjë bëhet për t’u bërë shantazh, për të përfituar prej tyre, mbase jo, nuk e di. Por di që ndryshe nga emisionet italiane, Fiks-Fare kur trasmeton video-përgjimet, nuk u censuron fytyrën personave që ky emision i përgjon në mënyrë të paligjshme. Pra sic thashë më parë nuk lufton fenomenin (sa për të marrë një shembull, korrupsionin) por individët. Për mua ky është një abuzim shumë i qartë  i lirisë së shprehjes.

Po vitin e kaluar në mbarë Botën bëri bujë lajmi i arrestimit të bankierit më të madh të Botës, Dominik Shtraus-Kan. Kreu i FMN-ës, u akuzua se ishte përpjekur të dhunonte një shërbyese hoteli në New York. Ajo që u publikua në çdo media të Botës, ishte vetëm objektiviteti i ngjarjes, dhe të asaj që do të ndodhte më pas. Askush nuk e mori përsipër ta gjykonte apo ta dënonte Shtraus-Kanin, para gjykatës.

Po kështu ndodhi, për të, edhe në Shqipëri. Mediat tona (hipokrite) nuk u sollën me të ashtu siç sillen gjithmonë. Mbase ngaqë ai ishte i huaj, ose mbase ngaqë ai ishte Dominik Shtraus-Kan. Në Shqipëri është bërë zakon që nga mediat, dikush të shpallet fajtor e dikush tjetër i pafajshëm, para se këtë gjë ta bëjnë gjykatat. Raste për të përmendur kemi në pafundësi, që nga ata që për policinë kur arrestohen janë të dyshuar e për mediat “kriminelë”; “vrasës”; “narkotrafikantë” e kështu me rrallë deri tek politika që për mediat është gjithmonë e korruptuar, por vetëm me fjalë, jo me fakte, jo me vendime gjykate e asnjëherë asaj nuk i njollosen personazhet. Edhe kjo për mua kjo sjellje është komplet një keqpërdorim i lirisë së shprehjes.

Në vitin e kaluar patëm mjaft ngjarje, por ajo që do veçoja mediatikisht, do të ishte vrasja e Muamar Gadafit. Në mjaft vende të Botës videot e vrasjes së tij, nuk u publikuan asnjëherë, ose dhe kur u publikuan u censuruan, për të ruajtur etikën dhe për të mos tronditur publikun. Kështu vepruan dhe mediat tona (hipokrite), që në këto raste bëjnë si media profesionale, dhe këtë video e trasmetuan të gjysmuar e të censuruar. Them shpesh hipokrite sepse mediat tona nuk sillen kështu për ngjarjet apo për çështjet e vendit tonë, përkundrazi. Në rastin e ngjarjes së 21  janarit, u trasmetuan pamjet e vrasjes së një nga protestuesëve, e të nesërmen të gjitha gazetat u hapën me protestues të rrahur e të gjakosur, pamje makabre. Ku përfundoi profesionalizmi i mediave tona?! Për mua, vazhdoj ta them, kjo është një keqpërdorim i lirisë së shprehjes, që për të treguar anën sensacionale, nuk u shkon ndërmend fare për tronditjen dhe pasojat në opinionin publik. E njëjta gjë ndodh gjithmonë, edhe në raste aksidentesh të rëndomta, apo në vrasje të ndryshme, ku kufomat trasmetohen pa pikë problemi.

Me këto raste doja të thoja se në Shqipëri ashtu siç kërkohet me këmbëngulje, të rrespektohet liria e shprehjes, po ashtu me po këtë këmbëngulje ajo keqpërdoret, me shpifjet, me mungesën e profesionalizmit, apo dhe seriozitetit në të trasmetuarit të atyre ngjarjeve apo çështjeve që u interesojnë mediave tona.

 

Advertisements

One thought on “Etika e mediave shqiptare

  1. Fiks-Fare eshte emisjoni me vulgar dhe djallezor ne Shqiperi, sa e sa jete njerezish ka shkaterruar me pergjime te kurdisura, mjafton tpermendet rasti i atij petagogut qe thone se vrau veten pasi e nxorren tek kerkonte seks ne kembime te notes. Medjat ktu nuk jane medja…thjesht altoparlante interesash te ca individeve vetem kaq

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s