Flamuj kinezë pushtojnë Shqipërinë

Data e shënuar e 28-nëntorit po afron dhe dalë-ngadalë e gjithë Shqipëria po bëhet gati për ta festuar të 100-in vit të Pavarësisë. Siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, por këtë vit më me popullaritet, në çdo dritare është vënë nga një flamur. Të gjithë janë gati për të festuar.

Por diçka po cënon festën, pasi flamujt e këtij viti janë ndryshe. Simboli i Kombit tonë është “shpërfytyruar”. Pjesët e gjuhëve, të dy krerëve të shqiponjës, i janë bashkuar sqepave të poshtëm duke nxjerrë një pamje krejt tjetër. Jo një  shqiponjë  por një  “nepërkë”. Sikur të mos mjaftonte edhe kthetrat kanë pësuar mutacion. Nga kthetra janë kthyer në “putra”.

Në historinë e 100 viteve Shtet Shqiptar, flamuri ynë ka ndryshuar shpesh sipas periudhave. Nga ai i 1912-tës tek ai i Mbretërisë, tek ai i sistemit komunist e më pas në atë të ditëve të sotme të demokracisë. Por ky i këtij 100-vjetori nuk ka lidhje fare me këto ndryshime. Ky flamur me siguri mund të ketë dalë “si pa-dashje”.Cinese Albanian Flag

Merita e këtij transformimi i takon 3-kompanive kineze nga qyteti i Wohan pranë lumit Jance, dhe një kompanie tjetër po kineze nga Shangai. Wuhan Jarmoo Garden Co; Wenzhou Fly Craft Product Co; Wuhan Qianxi Flag Co dhe Shanghai Tensel Flag Co janë kompanitë që kanë prodhuar flamurin karakteristik të deformuar. Kompanitë kanë prodhuar flamuj edhe për shtete të tjera si për-shembull për Kanadanë, Shtetet e Bashkuara etj. Por si duket shqiponja jonë ka rezultuar e vështirë për t’u dizajnuar ndaj ka ardhur në këtë version.

Flamujt kinez, si çdo produkt tjetër që vjen nga andej, janë më të lirët në treg. Ato variojnë nga 400 deri në 3000 lekë në varësi të përmasave. Aktualisht janë më të përhapurit, duke zënë rreth 80% të tregut, e duke hyrë përveçse në shtëpitë e çdo shqiptari edhe në institucione. Askush nuk di të thotë se kush i hodhi në treg ato.100-Vjetori i Pavaresise ne Tirane

Përballë kësaj gjendje të nivelit të ulët të përfaqësimit të Shtetit tonë, nga institucionet, ka reaguar vetëm Instituti për Çështjet Kombëtare. Duhet të dënohen përgjegjësit pasi Ligji numër 8926 e përcakton qartë pamjen e flamurit e po kështu ndalon cënimin e simboleve kombëtare.

Gëzuar 100-vjetorin!

100-Vjetori i Pavaresise ne Tirane

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s