Nuk paska fund ironia, gjatë këtij 100-Vjetori të Pavarësisë…

Festimet e këtij 100-Vjetori të Pavarësisë nxorën, normalisht, shumë çështje delikate e të diskutueshme por që u vulosën e u kthyen në ironi historike.

Ironike ishte fakti që pikërisht në këtë përvjetor të shënuar, Shqipëria u mbush me flamuj kinezë të cilët shqiponjën e kishin të deformuar. Simboli kombëtar, flamuri, u cënua drejtpërdrejtë e askush nuk e pa as kur atë e vunë përkrah monumentit të Gjergj Kastriotit në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. 

Ironia vazhdoi sërish kur në Shqipëri u kthyen eshtrat e Mbretit Zog. Më 17 nëntor u krye ceremonia e rivarrosjes së tij, në të njëjtën datë kur 68 vjet më parë u çlirua Tirana (më 1944-ën). Kështu nuk pati “vend” për t’u përkujtuar lufta nacional-çlirimtare, e kryeqytetit, e Tiranës.

Për ta nderuar këtë figurë historike, në fillim të bulevardit që mban emrin e tij (Bulevardi Zogu i I-rë), në sheshin Franc Nopça (tek stacioni i trenit), Ahmet Zogu do të nguroset në bronz. Deri këtu nuk ka asgjë për të shënuar, por nëse ecim drejt qendrës (vetëm 650 m) nga ky bulevard do të hasim në bronzin e një kundërshtari të Zogut, në (tashmë të përuruar) monumentin e Hasan Prishtinës.

Patrioti i shquar pas 9 vitesh ekzil (më 13 gusht 1933) u vra në Selanik nga Ibrahim Çelo, që ishte pro-regjimit të Zogut. Ndërsa sot 79-vite më pas, monumenti i tij është vendosur në krah të Muzeut Kombëtar, buzë bulevardit që mban emrin e atij i cili ia uroi vdekjen, Ahmet Zogut.

Tjetër ironi “u kërkua” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur u propozua t’i ndërrohej emri “Sheshit Avni Rustemi” pranë pazarit të ri, në “Sheshi Çamëria”.

Ironia historike vazhdoi me përurimin e statujës së ish-Presidentit Woodrow Wilson (një mbrojtës i çështjes Shqiptare) në Bllok. Pikërisht aty ku dikur qe vendos regjimi komunist, i cili jo vetëm shkëputi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, por kundërshtoi me këmbëngulje për 45 vite me radhë çdo politikë Amerikane.

Ironia tjetër ishte ardhja e armëve (përveç këllëfit të shpatës) gravurës dhe kodeksit të Skënderbeut në Shqipëri. Më 19 nëntor ato u ekspozuan në Pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Skënderbeu që i organizoi shqiptarët e shekullit XIV për të luftuar turqit, po të ishte gjallë do të shihte sot një çorganizim total për t’ia PARE atij armët. Shumëkush që vajti për t’i parë e për ta ndjerë më shumë figurën e tij u gjend përpara një keq-organizimi dhe përgatitje diletantësh nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

Ok. Në rregull ishin shumë njerëz por… Pranë strukturës prej xhami ku ekspozoheshin armët e Kastriotit, qëndronin forca të rendit e jo cicëronë apo historianë, njerëzit ashtu siç hynin, ashtu dilnin, pa mësuar asgjë më shumë. Dëgjoheshin njerëz tek pyesnin se sa peshon përkrenarja, apo sa e gjatë është shpata. Dikush tjetër pyeste për mbishkrimin Inperatore apo se kur dhe kush “ia dhuroi” Skënderbeut përkrenaren. Të gjithë dolën jashtë me po të njëjtat pyetje.

Askujt nga Muzeu, nuk i kishte “vajtur mendja” qoftë të ngjiste në mur një fletë A4 me “dy-tre” informacione të përgjithshme. Kulmi ishte kur një shtetas i huaj, nga Dubai, pyeste për informacione më shumë një punonjëse të Muzeut dhe ajo po i jepte shpjegim… po e nxirrte jashtë! (Ajo, si dhe askush tjetër i Muzeut që ishin aty, nuk dinte anglisht!).

(Me shprehjen e këtij viti) NE KUADER TE 100-VJETORIT TE PAVARESISE… po festojmë si “kuturu” mbase ashtu siç e kemi zakon, dhe ironia këtu është se Shteti ynë si për 100-vjetor është i kalbur në borxhe!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s