Opinion për “Opinion.al”

Opinion-alI dashur Z. Fevziu,
marr shkas për të shkruar këto rreshta sepse jeni ndër gazetarët më të përgatitur në tregun mediatik. Bëni pjesë ndër ata gazetarë, të cilët personalisht, kur diskutoj mes miqve të mi, vlerësoj dhe kritikoj më së shumti, kjo sepse pritshmëritë prej jush janë gjithmonë të mëdha.

Pse po ju shkruaj?

Sepse së fundmi hasa në website-in tuaj Zyrtar: “Opinion.al” – për mua – një zhgënjim i vërtetë përmbajtjeje dhe nuk munda të rrija pa i shkruar këto që mu mblodhën. Pres tjetër gjë nga “Opinion”, pres tjetër gjë nga Ju! Ja pse po shkruaj – edhe pse me gjasa pa ndonjë efekt…

fevzoPër lajmet nga aktualiteti, sporti – e të tjera rubrika si këto – audienca nuk ka pse gërmon në portalin tuaj, – këtë besoj se e dini më mirë se unë – ka portale me shumicë, të cilat janë fokusuar enkas në vetëm këto rubrika dhe aty gjenden informacione me më shumë përditësime sesa mundet të ofroni ju.

U habita se pse në web ishit kaq kutur, sepse edhe fokusin e keni pasur të gatshëm: emisionin.

Pse kërkoni të dilni nga ky fokus kaq i suksesshëm dhe të bëheni gjeneralist me përmbajtje kaq jo-cilësore, nuk e kuptoj! Kulmi është me atë rubrikën “InstaBiz”…

Prej dhjetëvjeçarësh jeni dritare e fortë e formimit të opinioneve, por në web po krijoni një faqe krejt tjetër nga ajo çka Ju dhe “Opinion” jeni në kanalin tradicional – pra në ekran.

Me këtë cilësi që keni zgjedhur, zhvlerësoni punën e jashtëzakonshme, që keni bërë për të ardhur deri këtu. Lutem të ndryshoni!

Në web pse mos të përcillni vetëm emisionin, anën tjetër të tij!

Pse mos, përmes web-it, të nxirrni ato pamjet “Off-record” të çdo politikani apo të intervistuari që ftoni në studio. Detaje të përgatitjeve përpara intervistave, apo emisioneve.

Na nxirrni në web diçka, që unë dhe shumëkush, nuk e “shohim” dot përmes ekranit. Kjo do të ishte autentike e Opinion-it dhe tejet e “konsumueshme” nga audienca e web-it.

Ju lutem! Jo më pseudo-lajmet e të njëjtave rreshta që qarkullojnë “telefon-i-prishur” në çdo portal.

Rubrikë akoma dhe më e bukur do të ishte një e cila do t’i mundësonte audiencës njohjen me stafin tuaj, me opinionistët, të cilët kanë qenë ftuar ndër vite dhe po kështu edhe me ata, të cilët vazhdojnë të ftohen. Jam i sigurt, që, të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë rreth tyre.

Ah, se mos harroj!

Bëjini opinion-istët, që të ndajnë edhe opinione me shkrim, enkas vetëm për web-in. Tip mini-blogjesh, ku secili nga opinionistët të kenë një rubrikë më vete dhe kështu të azhurnojnë pikëvështrimet e tyre, qoftë dhe dy-tre rreshta për ngjarjet e ditës. Kështu do të ishte më lehtë për audiencën pasi do e njihte më mirë “tezën” e kujtdo që diskuton në temat e emisionit.

Arkiva, dakord me videot, por mbetemi sërish te oferta e kanalit tradicional – ekranit.

Do të ishte më e çmuar që çdo intervistë, në web të ishte e transkriptuar, atëherë do të ishte një arkivë e vërtetë. Përmbajtja me tekst është më komode, më e ftohtë dhe më e ngurtë për t’u përtypur.

Mos u merakosni për “piratët”, skripti mund të bëhet i pa-kopjueshëm.

Për çdo intervistë më pas do bënit mirë të ngulisnit çdo fjalë kyçe si “tag”, në mënyrë që ajo të mbetej lehtë e gjetshme në web dhe kështu ta fitonte vërtetë vlerën arkivore edhe kur kalojnë vite.

Mos e harroni edhe një rubrikë për veten Z. Fevziu. Në web nuk ka shumë për ju.

Unë nuk jam askushi përballë jush, por si gazetar më dhemb kur shoh që dhe ju mund të prodhoni cilësi të dobët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s