“Agenda-Setting” dhe agjenda politike

agendasetting.jpgNë demokracitë e përfaqësuara – sikurse në Shqipëri – qytetarëve u kërkohet të shprehin opinionet, apo qëndrimet e tyre politike me anë të votës. Përmes votës ata zgjedhin një përfaqësi – deputetësh – e cila më parë u është zotuar se do t’u mbrojë interesat. Në të tillë mënyrë qytetarët vendosin jo vetëm për fatet e tyre, por edhe për të ardhmen e vendit. Kjo gjë ndodh një herë në katër vjet, ose sa herë që përfaqësuesit e qytetarëve nuk arrijnë të gjejnë dakordësinë, sikurse edhe në raste të tjera kur çështja është e të një rëndësie të veçantë dhe është e nevojshme një shumicë më e provuar sesa vetëm me përfaqësi – referendumet.

“Zgjedhjet  dhe  përfaqësimi  janë  arsenali  i  instrumenteve   pa  të  cilin  demokracia  nuk  mund  të  realizohet; po  këtu  është  edhe  thembra  e  Akilit: zgjedhjet  mund  të  mos  jenë  të  lira  dhe, prandaj, përfaqësimi  mund  të  mos  jetë  i  vërtëtë’’[1] thotë Sartori (Giovanni Sartori, 2010), teksa përshkruan dhe identifikon një nga brishtësitë e demokracisë. Përballë kësaj brishtësie, ideja e mediave si pushtet i katërt, apo si peshore a “watch-dog” i sistemit, është kthyer në klishe. Kuptimi i kësaj shtylle të demokracisë ka humbur me kohën, për shkak të kapjes apo korruptimit të mediave, aq sa nga vetë këto “institucione” të lindë një rrezikshmëri më e madhe për “përfaqësimin e vërtetë”: zgjedhjet mbi “simpati të manipuluara”. Zgjedhjet me idenë se janë të lira, por që në të vërtetë nuk janë – pasi opinionet e zgjedhësve janë manipuluar – janë gjithashtu një pamundësi për demokracinë.


 

[1] Giovanni Sartori (2010): Ç’ është demokracia. Përkthyer nga: Kujtim Ymeri. DITURIA, Tiranë. Fq.31.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s