Vollga, një përrallë shqiptare

VOLLGAIshte mars viti ’94.

Shqipëtarët më në fund po gëzonin pronën private.

Një ditë prej atyre ditësh, nipi i një të moshuare, e cila jetonte në Greqi që pas Çlirimit, me vetëm një prokurë bëri kërrdinë…

Regjistroi në emër të saj 3 500 m² truall.

Pasi vulosi mirë e mirë dokumentat, filloi pazarin.

Ishte koha kur në Shqipëri gëlonin paratë e për të shitur gjithë atë truall s’të duhej shumë.

Vetëm katër muaj dhe në korrik një arab shkundi $800 mijë.

Muajt u bënë vite dhe katër vite më pas në ’98 plaka u ftillua!

Nipi ja kishte futur, i kishte thënë se e pat’ shitur tokën $400 mijë.

Hëhë!

Mllefosur për dreq, në lojë hyri djali i adoptuar i plakës.

Ai trokiti gjykatave duke ngritur zërin për mashtrim!

Me idenë se do merrte tokën, djali i adoptuar i plakës bëri plane për pallate.

Loja turbulloi fort arabin.

Por pas shumë vitesh, Gjykata u lodh dhe i dha të drejtë atij.

Gjithsesi planet për pallat të djalit të adoptuar të plakës, kishin hedhur në valle shumë të tjerë, të cilët s’e linin me aq… dhe bllokonin hipotekën.

Me lojën që u bë shumë e nxehtë, arabi kërkoi të nxirrte të paktën lekët që hodhi.

Kështu ai foli me përfaqësuesin e tij në Shqipëri.

Ky i fundit kërkoi ndihmë te i forti lagjes.

Ai i tha: M’ndihmo ta regjistroj pronën e atij arabit dhe kur ta shes t’i kaloj ty 20 përqind!

Mirë tha ai…

Një të hapur gojën dhe fjalët morën dhenë.

Ata që kishin për të dëgjuar, dëgjuan!

Dhe puna u krye! Toka u shit, arabi mori lekët, përfaqësuesi bëri ca pare t’mira… i forti u bë me pronë, edhe hajd mirupafshim!

Mësimi:
Mbaje mirë me plakën dhe po kështu me të fortin e lagjes!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s