Tiranë-Durrës, autostrada e milionave!

autostrada-tirane-durres3Media të ndryshme online, raportuan sot – 9 shkurt – përmes pamjesh filmike, shkuljen e palmave në autostradën Tiranë-Durrës. Raportimet ishin të cekëta, kryesisht vetëm me dy-tre reshta. Theksi i vihej “palmave” dhe shpenzimit për t’i mbjellë ato 3 vite më parë – ku përmendeshin si shifër “600 mijë euro”.

Por realisht theksi dhe vëmendja e opinionit publik nuk duhet të ishte te “palmat”, por te paratë në tërësi, që ka marrë dhe do të marrë kjo rrugë vetëm 45 kilometra e gjatë.

autostrada-tirane-durres2

Autostrada Tiranë-Durrës, segmenti i vjetër.

Autostrada Tiranë-Durrës mund të cilësohet “pa frikë” autostrada e milionave. Shuma marramendëse u shpenzuan për ta ndërtuar – fillim vitet 2000 – e më të jashtëzakonshme për ta mirëmbajtur.

“Autostrada e milionave” i shkon bukur për faktin se në këtë rrugë po grabiten edhe autoblindat e bankave!

(*Autostrada lidh kryeqytetin me aeroportin).

autostrada-tirane-durres1

Segmenti deri në Kashar me ndriçim të ri.

Si fillim vlen të kujtohet se ndërhyrjet e fundit “me palma” u bënë përpara vizitës së Papës Françesku, në vitin 2014-të. Faktikisht ato ishin vetëm në segmentin Sheshi Shqiponja-Qafë Kashari dhe jo përgjatë gjithë autostradës.

Në vitin 2015-të, në kulmin e debateve rreth “koncensionit” për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”, qarkulloi një lajm sipas së cilit një studim fizibiliteti – për një ndërhyrje të ngjashme sikurse me Rrugën e Kombit – ishte duke u kryer për autostradën Tiranë-Durrës.

Nuk kaloi shumë dhe në mes të vitit 2016-të mediat raportuan se Qeveria kishte tashmë gati një projekt për të ndërhyrë sërish në autostradë. “Reklama” e këtij projekti u bë me “premtimin” se qarkullimi do të bëhej me limit shpejtësie deri në 140km/orë, në një kohë kur ankesat më të shumta për ndërhyrjet e fundit ishin pikërisht për limitin “e ri” të shpejtësisë, të fiksuar në 70-90km/orë.

Projekti që është raportuar nga Panorama shtatorin e vitit 2016-të, thotë se do ta zgjerojë autostradën duke e bërë 35 metra dhe “brenda standarteve evropiane”. Një “superstradë A1” e vërtetë!

Por ndërkohë që kanë nisur punimet, me njerëzit të kapluar nga “shkulja e palmave”, shifra që është përmendur se do të paguhet për këtë projekt “të ri” është 120 milionë euro.

Tre lote – Mbikalim/Kamëz-Vorë; Vorë-Sukth; Sukth-Durrës – me punimet që do të kryhen me nga 8 orë në ditë, vetëm 5 ditë në javë. Shkurt?! Një kantier makthi për ata që do të kalojnë andej këtë periudhë.

Periudhë, që s’dihet se sa do të zgjasë!

Personalisht, s’e mbaj mend sezonin e fundit veror, gjatë së cilit ta kem përshkruar autostradën për në Durrës dhe të mos ketë pasur punime…

Ndërkohë historia e punimeve në rrugë anë e mbanë Shqipërisë, “sinqerisht”, na ka lënë mbresa dhe optimizëm!

Për në Morinë? Një rrugë që s’ka përfunduar kurrë tërësisht! Tani do na e përfundojë privati, e do e paguajmë nga xhepi sa herë të kalojmë.

Për në Elbasan? Një rrugë që u shemb rrugës dhe që s’dihet kur mbaron! Duhet “ndihma” e privatit, e sërish leku i xhepit!

Për në Dibër? Një rrugë që thuhet se do të bëhet, por se kur, asnjë s’e di. Mbase “kur të ringjallen arbërit”.

E tani për në Durrës? Një rrugë që ka ngrënë e do hajë miliona…e pse mos ta quajmë kështu “Autostrada e milionave” pra?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s