Qafë-Shtama, pikënisja e shtegëtimeve

16602144_1298647190174103_2399350508483326127_o

Qafë-Shtama; Foto nga Fatjon Kapllanaj

“Pse s’i ikim qytetit?! Pse s’ikim në mal?!” – ishte sfida që rodhi mes miqsh një pasdite kafeje në Tiranë. Kështu nisi qejfi për t’u marrë me “hiking” (shtegëtim) dhe pas dy-tre provave në dy-tre vende, sfida gjeti strehë te Klubi Discover Albania dhe frymëzimi prej kësaj sfide, gjeti një motiv për të shkruar këtu në blogun tim.

Ishte ngjitja e parë me Klubin, kur në Qafë-Shtamë ata njoftuan “Misionin Korab“. Ishte ajo që kërkoja! Një rrugëtim “hap-pas-hapi” drejt një mali të vërtetë, malit më të lartë në Shqipëri (2764 metër). “Misioni” përmbledh 18 javë udhëtime të ndryshme me vështërsi nga prej fillestari e deri te ai i vështiri, që përkon pikërisht me Korabin në fund.

17039392_1312038232168332_1836012047741136160_o

Kalendari i Misionit Korab

Por për këtë do kem kohë t’ju flas çdo javë, kështu që si fillim po flas për Qafë-Shtamën. Ditën e parë të shtegëtimit me Klubin.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës, ishte 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës. Nuk kisha qenë kurrë më parë. Organizimi nga Klubi ishte i ngrohtë. Plot humor. Aspak vend për siklet apo për situata për t’u ndjerë keq nga mos-përgatitja e duhur e jona.

Rrugës në furgon u fol për historinë e Parkut. Etimologjia e fjalës me të cilën njihet Qafë-Shtama, u tha se vjen nga “shtamba”, enë balte, disi e madhe, që shërben për të mbajtur ujë. Gegënisht shtamba përkon me shtamë (me a hundore). Në këtë vend ka burime ujore, të cilat banorët u tha se i kanë përdorur që në periudha të kahershme.

Mbërritja për te Parku nuk zgjati shumë. Rruga ishte e mirë. Gjarpëruese. Përtej qytetit të Krujës bëhej malore. Panorama, spektakolare. Ndaluam buzë fabrikës së ujit që mban të njëjtin emër Qafshtama dhe nisëm shtegëtimin.

Përgjatë ecjes, tek-tuk diskutohej më tej.

Kroi i quajtur “Nana Mbretneshë” mbante këtë emër për nder të Sadije Toptanit, të ëmës së Mbretit Ahmet Zogu. Në vitet ’30 u tha se burimet e Qafë-Shtamës thuheshin se qenë analizuar në një laborator në Vienë të Austrisë, nga ku qe çertifikuar se ato kishin efekte kurative. Për këtë, asokohe, çdo ditë u tha se një kamion nisej nga Tirana për në Qafë-Shtamë.

Ky ishte diskutimi përgjatë shtegëtimit, një shtegëtim që kalonte përmes pyllit me pisha të zeza. Fantastike. Tek-tuk gjenim gjurmë njerëzish. Plehra, apo dy ish-kampet e pushimit të lëna në një gjëndje të mjerueshme. Gjë që të linte disi shije të keqe. Por përtej kësaj shtegëtimi ishte tejet i këndshëm.

Më pas u bë edhe më i bukur. Nisëm përtej pyllit në një ngjitje rreth 500 metra, në një pikë të lartë nga ku panorama ishte fantastike. Që aty dukej me sy të lirë Liqeni i Bovillës, pjesa veriore e Malit të Dajtit, ana perëndimore e ultësirës së Tiranës e më gjerë kështu i gjithë horizonti.

Zbritja, ashtu sikurse pritej, ishte më e lehtë dhe më e gëzueshme. Dielli të shoqëronte me ngjyrim. Portokalli. Plot nuanca, skuqej e ngjyhej në perëndim, një perëndim që fotografi Fatjon Kapllanaj na tha se në Qafë-Shtamë bëhej ndër më të bukurit në Shqipëri. Thjesht fantastike.

This slideshow requires JavaScript.


Ky ishte shtegëtimi i parë me Klubin nga ku mësova që:

-Një fundjavë natyrës, të cliron totalisht nga rëndesat që të shkakton qyteti.

-Të domosdoshëm ishin këpucët. Më e mira e mundshme, nga ato për ecje në natyrë. Sepse nëse të dhembin këmbët teksa ngjitesh, s’do e kesh hiç mendjen te soditësh pamjen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s