Syri Cikllopit, shtegëtimi dytë

DCIM100MEDIADJI_0021.JPGSeriozisht, – gjithmonë nëse e ke dëgjuar më parë – çfarë mund të të shkojë ndërmend kur dëgjon të flitet për “Syrin e Cikllopit”?!

“Ne shqiptarëve ça’ s’na pjellë mendja!” – këtë reagim pata unë kur më thanë se shtegëtimi i fundjavës do të ishte “Syri”. Por pasi e vizitova, realisht, ishte një vend mbreslënës dhe them se emri i rrinte fiks.

Pikërisht për atë çka pashë, zura të shkruaj për të në “ditarin e shtegëtimeve“.

Gjatë shtegëtimit; Foto nga Fatjon Kapllanaj.

Udhëtimi i fundjavës me Klubin “Discover Albania“, nisi si zakonisht në mëngjes, me stacionin përballë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Rrugën e Elbasanit (Tiranë). Kishte goxha njerëz. Kjo ishte inkurajuese.

Shtegëtimi do të zinte fillë në të mbërritur fshatin Krrabë, rreth 27 kilometra larg nga qendra e Tiranës. Rruga përshkrohej për rreth 45 minuta. Distanca deri te “Syri i Cikllopit”?! Diçka më shumë se 4 kilometra.

Ndaluam pranë xhamisë së fshatit. Dhe nisëm.

Të them të drejtën, fshati Krrabë nuk ishte pale se çfarë. Përveç kumbullave dhe u dy-tre manave, rruga përmes tij nuk duhej zënë në mend. Plus që tek-tuk kishte plehra dhe vende të pa-pastra. Ndaj po e kaloj shpejt këtë pjesë.

Shtegëtimi i vërtetë, që ja vlente dhe që ishe tërësisht në kontakt me natyrën, ishte pasi praktikisht e kishim kaluar fshatin Krrabë. Kur terreni bëhej më i thepisur, aty ishim në fshatin Skuterrë. Përgjatë ecjes duhej të ngjiteshe deri në një lartësi rreth 550 metra, ndërsa panorama ishte fantastike.

Rrugës pamë një vend-qëndrim shiu për barinjtë. Ky vendqëndrim ishte në një majë të lartë kodre nga ku pamja ishte mbresëlënëse. Te kjo pikë u njohëm me legjendën dhe faktin se vetë banorët e zonës e quanin “Syrin” si “Hudhra e Zezë” dhe se nuk dihej pse e mbante këtë emër.

Foto nga Fatjon Kapllanaj.

Për legjendën, thuhej se një bishë e stërmadhe, një cikllop, dikur trazonte fshatin. Fshatarët i vuanin shumë dëmet që shkaktonte ai dhe për këtë një ditë vendosën ta përndiqnin deri poshtë përgjatë luginës, nëpër Erzen. U përballën me të dhe e vranë. Përleshja la si gjurmë të gërvishtura nëpër gurë. Ndërsa vendi ku bisha ra bëri një gropë të madhe mes gurëve që u mbush plot me ujë.

Foto nga Fatjon Kapllanaj.

Mu duk një përrallë e bukur dhe rrugës nuk është se e shihje qartë pasi terreni ishte i thepisur. U desht ca dhe pasi kaluam një pjesë ku zbritej për poshtë për në Grykën e
Murdharit, në sfond dëgjuam rrëkenë e lumit dhe diku gjetkë pamë grinë e kanjonit që lagej në blu. Zbritja për poshtë, më pas, qe fantastike.

Uji kishte çarë lëmueshëm gurët gëlqerorë dhe kishte krijuar vaska të vogla me ngjyrime të ndryshma nga bluja në të gjelbër. Në cepe shiheshin dhe disa të çara, që të rikujtonin legjendën. Në mes ishte gropa e thellë aq shumë sa nuanca e ngjyrave në të, të bindte se ishte goxha thellë. Aq sa pse jo, ta zinte vërtetë një cikllop në të.

Qëndruam goxha aty, duke shijuar zhurmën e lumit, sy më sy me “Syrin e Cikllopit”. Kthimi ishte më i lehtë, pasi shpirtërisht isha mbushur me natyrë.


Ky ishte shtegëtimi i dytë me Klubin nga ku mësova që:

-Duhej pasur kujdes me ngjitjet, pasi nëse e ke problem lartësinë, me pak, gjërat mund të bëheshin goxha të vështira.

-Krahas këpucëve – nga shtegëtimi i parë – e domosdoshme ishte edhe një ndërresë që duhej ta kishe me vete, pasi kur ecja ishte disi e vështirë, djersiteshe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s