Sprova e parë, Mali i Gamtit 1000 metra ngjitje

Liqeni i BovillesMë mirë të mbash se sa të qash!– me këtë shprehje nisi guida e radhës e Klubit, që këtë fundjavë kishte rezervuar një shtegëtim disi më të vështirë. Ngjitje në 1207 metra lartësi. Mali i Gamtit, Bovillë (Tiranë). Kjo do të ishte sprova e parë me ngjitje, në programin e “Misionit Korab“.

Shprehja kishte të bënte me faktin se në mal “në një farë mënyre hasesh me të gjitha stinët, pasi kushtet klimaterike atje ndryshojnë shpejt“. Prandaj të duhet të marrësh veshje me vete, për të qenë gati, pse jo edhe për një shi që mund të të fillojë befas.

Nisja nga Tirana ishte më herët se zakonisht, kjo pasi përpara na priste një total prej rreth 6-7 orë marshimi (ngjitje/zbritje). Gamti si zonë ndodhet në Verilindje të Tiranës. Ai është mali në veri të digës së Bovillës. Praktikisht ndodhej përballë Malit të Brarit, dhe diagonalisht me Parkun e Qafë-Shtamës rreth 10 kilometra më larg në veri, zona këto të cilat i patëm vizituar javë më parë.

Atje mbërritëm pas 15 kilometrash rrugëtimi nga Tirana në Kamëz, Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe më në fund në Bovillë. Me të mbërritur, ecja nisi nga ura. Zonë kjo poshtë digës (rreth 200 metra mbi nivelit të detit). Që aty, deri lart te diga, ishte rreth 20-30 minuta ecje relativisht e lehtë, por që na ndihmoi për të qenë më të përgatitur me terrenin e vështirë që do të kishim më pas.

Me të filluar sipër rrëzë malit, panorama që na shoqëroi ishte fantastike. Pamja e liqenit dhe lartësitë shkëmborë përreth bënin kontrast me blunë e Bovillës dhe çdo stres harrohej duke u hipnotizuar në të. Në ngjitje terreni thyhej gjithmonë e më tepër, ndërsa hasëm kullota, lule të shumta, aromën e çajit, dhe një shteg të vështirë mes një pylli shkurresh të larta. Guidat e quanin atë “labirinth” pasi fare lehtë humbisje në të. Ky segment duhej shmangur në muzg pasi të parit bëhej e pamundur.

Shtegëtimi në ngjitje nisi me një kohë të vranët, që nuk premtonte shumë, por që gjithësesi ishte e ngrohtë, ashtu sikurse dhe guida. Në një pjesë zumë udhës gjurmës së një përroi. Gurë masiv, trungje pemësh dhe një thyerje e fortë malore, ishin vështërsitë e para që treguan se më tej ngjitja do ishte edhe më e fortë.

Më tutje, gjarpëruam anëve të dy qafave të malit për t’iu ngjitur kreshtës së Gamtit në veri. Rrugës njëra prej qafëve, bllokonte përgjysmë pamjen e liqenit, ndërsa tek-tuk shikonim gjurmë pemësh të goditura prej rrufeve. Ishte tejet emocionuese, pasi këtu kuptohej se ishe vërtetë lart.

Pas rreth 3 orësh ngjitje, arritëm kreshtën, ku më pas ecja ishte horizontale. Në më pak se 30 minuta arritëm majën e Gamtit. Atë majë shkëmbore të panoramës së rrallë.

Atje dukej i gjithë Liqeni i Bovillës, Mali i Brarit, Dajti, Qafë-Shtama në veri, por dhe në anën tjetër, në perëndim, poshtë Gamtit, 6 liqenet, Kallmet, Qinam, Vorjan, Tapizë, Bacung e Kamers.

This slideshow requires JavaScript.

Një përrallë e natyrës. Por fatkeqësisht nuk na doli mundësia ta shijonim gjatë.

Befas, nga perëndimi, zuri të vinte një mjergull dhe majën s’e pushuam mjaftueshëm. Mjergulla pruri një të ftohtë që na e bëri të detyrueshme zbritjen. Në zbritje, për nga ana lindore, pikërisht shprehja që nisi shtegëtimin, zuri të më vinte ndërmend, teksa nxorra nga çanta një xhup që kisha marrë me vete.

Zbritja ishte më e bukur pasi në anën lindore mjergullës iu desht shumë të vinte. Rruga ishte më e lehtë dhe aroma e malit ndjehej më fort. Pastaj ishte fantastike të gjëmoje diellin deri në perëndim.

Gjithsej bëmë rreth 1000 metra ngjitje, dhe pothuajse i tërë grupi e kaloi sprovën e parë. E të mendosh që malet e tjera në mision, janë edhe më të vështirë. Sigurisht, objektivi, mbetet Korabi!


Gjithashtu interesante nga udhëtimi!

Ka ca kohë që “kanabisi” ka qenë kryefjala e lajmeve në Shqipëri. Prodhimi i lëndë narkotike, dënohet me ligj dhe ka aspektet e veta negative, por kush tha që kjo gjë s’mund të jetë joshëse për turizmin?!

Ndodhi që përgjatë rrugëtimit për në majën e Gamtit të hasnim në një vend që ishte përdorur për të tharë kanabis. Në fakt, dukej, pasi qëllimisht shtigjet përmes labirinthit të shkurreve, qenë mbyllur dhe prishur, për të mos vajtur andej. Më tutje, buzë një kodre, dukej qartë një zonë që ishte zhveshur nga shkurret për të krijuar aty një vend për kultivim. Zona ishte “krehur” mirë, me gjasa nga një aksion i policisë, por gjurmët shiheshin mjaftueshëm sa për të të bindur.

Ishte interesante! Këto gjëra si të thuash “i kishim parë vetëm nga televizori”.

Nga grupi i ngjitjes, pati shumë batuta, mes të cilave njëra ishte: “Gallate e madhe do ishte t’bëhej hiking n’Lazarat!”

Nga ana tjetër përgjatë kreshtës, hasëm dhe në një mini-rezervuar, të cilin e kishin prishur. Një gropë paksa e madhe, qe hapur dhe mbuluar me një material plastik, në mënyrë që përmes saj të mbahej ujë, me gjasa për t’u përdorur për vaditje.

Interesante gjithashtu ishte edhe vend-shkarkimi i druve. Një kordon celiku qe lidhur nga rreth 900 metra lartësi, dhe përmes saj zbriteshin drutë. Një “zip-line” shumë intersant, por që fatkeqësisht s’mund të përdorej nga njerëzit, pasi distanca ishte shumë e lartë dhe e rrezikshme.

Advertisements

2 thoughts on “Sprova e parë, Mali i Gamtit 1000 metra ngjitje

  1. Qe ta dish, vazhdoj ti lexoj te gjitha, edhe pse skam pasur kohe e mundesi te te le te gjitha komentet qe kam dashur. Shume interesante kjo e ditarit te udhetimeve, frymezuese keep going 😉

    2017-03-21 16:25 GMT+01:00 Erblin Vukaj :

    > Erblin Vukaj posted: “”Më mirë të mbash se sa të qash!” – me këtë shprehje > nisi guida e radhës e Klubit, që këtë fundjavë kishte rezervuar një > shtegëtim disi më të vështirë. Ngjitje në 1207 metra lartësi. Mali i > Gamtit, Bovillë (Tiranë). Kjo do të ishte sprova e parë me ngjitj” >

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s