Mos e lini pa parë… “Dita zë fill”

Dita-ze-fill

Cineplexx// Skenë e shkëputur nga filmi, Leta duke u kujdesur njëherësh për të birin dhe Sofinë.

Katërmbëdhjetë shtatori solli si premierë në kinematë e Tiranës, filmin e vlerësuar ndërkombëtarisht “Dita zë fill”. S’para shkruaj për filma dhe madje s’e cilësoj veten “kriticer” apo “bloger” arti, por s’munda të rrija pa shkruar për këtë film.

Zakonisht prodhimet e artit shqiptar paragjykohen me stereotipin se produkti s’është cilësor… jo buxheti, jo mungesa e përvojës, jo kushtet mizerabël… por ja që “Dita zë fill” e thyen tërësisht këtë stereotip. Shiheni dhe në fund do keni të njëjtën shije që të lë një nga ato “hollivudianet” që përflisni lart-e-poshtë mes miqsh.

Daybreak_still_1._952_536px

Cineplexx// Ornela Kapetani në rolin e Letës.

Skenar dhe regji nga Gentian Koçi. Bashkëpunim i gjerë me institucione, media dhe kompani prodhimi, brenda dhe jashtë vendit. Në role Suzana Prifti, Adele Gjoka, Kasem Hoxha dhe Ornela Kapetani, pikërisht kjo e fundit, në Sarajevë, vlerësuar me çmimin aktorja më e mirë protagoniste me personazhin e Letës. Bashkëpunim që i ka dhënë përshkrimin më rrëqethës të mundshëm një drame të tmerrshme që përzien moralin e barkut të të gjithëve ne që gjykojmë gjithkënd, pa përtesë dhe me plot dhënie-mendsh.

Dita zë realisht fill’ për një ish-infermiere, një grua mbetur e ve, pa-punë dhe nënë e një fëmije të vogël. Të qarat e një vogëlushi të kequshqyer. Trokitjet e një qiradhënësi që do paratë. Ato pak valixhe që duhen mbajtur gati. Pasi ku i dihet ku gdhin e nesërmja. Shikimet qortuese të atyre që ajo u është borxhlije. Kujtimi i fshirë i të shoqit, mbetur vetëm si një ish-pacient, të cilit u detyrua t’i japë një fund mëshirues. Të gjitha i zënë fill’ në të dalë në ditë pa dhënë mundësinë e qoftë dhe një gjumi të qetë, apo të një dushi relaksues… kjo pasi paraja t’i mundëson të gjitha e nëse s’mund t’i sigurosh në mënyrë të moralshme, të duhet të kurvërosh. Leta zgjedh të mbajë gjallë me pagesë një plakë së cilës i ka humbur kuptimi i të marrit frymë…

Dita zë realisht fill’ për një bashkëshorte që jeton larg burrit të saj. Një emigrante që partneri i rri në Francë. Një vajze që e ëma i dergjet shtratit të vdekjes, por që ajo s’i ka mendt aty. Një vajze të vetme, rritur shpejt e që dashurinë për të ëmën tashmë e ngatërron me thjesht detyrë për përkujdesje ndaj saj. Dita zë fill’ për një grua të tillë që kaplohet nga dyshime tradhëtie, mashtrimi, lënje-më-njëanë dhe vetmie prej atij që ka në Francë. Nata nuk ndihet fare, e dita zë fill’ për një person të tillë, që emigron me ndërgjegjien “të larë” me angazhimin e një ish-infermiere si Leta si kujdestare të ditëve të fundit të nënës së saj.

Dita zë realisht fill’ për një grua të moçme, kapluar nga sëmundja e vdekjes së ngadaltë. Mbetur e ve prej kush-e-di sa kohësh, por që më së shumti vetmi i ka dhënë ftohtësia e vajzës së saj. Vetmia thyhet vetëm nga yjet e natës, ndërsa ditën që zë fill’, kërkesë të vetme ka të ndahet nga ajo maskë oksigjeni që e mban gjallë, e thjeshtë të vdesë. Kur arsyeja e fundit i shuhet në Francë, pensioni  i saj bëhet burimi i vetëm i shpresës për Letën.

Daybreak_still_3_952_536px

Sofia (Suzana Prifti) duke soditur yjet nga shtrati i vdekjes.

Dita zë fill’ për një shoqëri të tërë që përbaltet duke pritur autobusët e rastit. Rropatet nëpër punëra të rëndomta e të keqpaguara. Bën zhurmë si një derë e ndryshkur e kurrë e grasatuar. Që korruptohet  vizitadh nëpër spitale. Shërimin e pret me ilaçe “origjinale” e ndërkohë gjen forcë e paragjykon, qorton dhe mban leksione morali se si duhet të jetë, mbajtur, dhe siguruar jeta…

Kjo është tabloja e përciptë – pa dashur të zbuloj skenarin e filmit – e ngjarjes që personazhet duhet të përjetojnë në këtë film rrëqethës të Gentian Koçit, që muros vdekjen e dashurisë ndaj një nëne, prangos sakrificat, përpjekjet deri në kriminalitet të një tjetër nëne dhe që shpërblen kurvëritë e thashethemeve dhe smirave që ngjiten lart-e-poshtë pallateve të një shoqërie të tërë.

Mjeshtërisht Koçi ka zgjedhur një titull që i thotë të gjitha! Ornela Kapetani nga ana tjetër, me interpretimin e saj e meriton plotësisht jo vetëm vlerësimin në Sarajevë, por edhe më tej… Çmimi i biletës për këtë film është shumë herë më i lirë se sa vlera që ai përcjell! Një muaj pasi korri suksesin ndërkombëtar në edicionin e 23-të të “Festivalit të filmit në Sarajevë” kjo dramë rrëqethëse mund të shihet edhe këtu te ne.

Uroj t’mos e lini pa e parë, do kuptoni më mirë rëndësinë e jetës, vlerësimin dhe kuptimin e dashurisë për njerëzit e afërm dhe se aftësitë për sakrifica të një nëne s’kanë kufij!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s