BLLOKU KOMENTEVE

Që prej 4 shkurtit të vitit 2016-të, në platformën dixhitale Tring më është dhënë mundësia që të komentoj ndeshje futbolli.

Që i vogël, në videolojëra të tipit “PES” (Pro Evolution Soccer), më pëlqente ta shoqëroja ndeshjet me komentate.

Miq të mi bënin shaka me këtë pjesë dhe kërkonin, që unë t’u komentoja kur ata luanin.

Kjo ndodhte me plot batuta qesharake dhe thumbime nga më të ndryshme.

Tani që kanë kaluar vite, nuk është më një videolojë ajo që komentoj dhe kjo më jep dyfish kënaqësi.

Sigurisht është krejt tjetër gjë të komentosh një ndeshje të vërtetë.

Të duhet të jesh serioz, dhe të mbash ritmin.

90 minuta të plota. Informacione, statistika dhe detaje që ti duhet t’i njohësh përpara ndeshjes në mënyrë që të jesh koherent dhe informues për teleshikuesit.

Ah! Po! Edhe ideja se ndërkohë, shumëkush do jetë duke të ndjekur, ta bën këtë përvojë tejet të veçantë.

Ndeshja ime e parë ishte në Kupën e Spanjës (La Copa) mes Sevillas dhe Celta Vigos.

Përfundoi 4-0.

Që atëherë e deri më sot të tjera ndeshje kanë kaluar dhe shpresoj të bëhen sa më shumë, pasi është vërtetë bukur kur përcjell emocionet e një goli!


Kliko këtu për të parë bllokun e ndeshjeve të komentuara deri më tani.

Advertisements