Pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së OKB-ës për armët bërthamore?

bushatiDitën e sotme – 6 shkurt – përmes një kërkese të Deputetes Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën “kundër” të Shqipërisë në rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për “ngritjen e instrumentave të nevojshëm për të ndaluar armët bërthamore dhe për të shkuar drejt asgjësimit të tyre”. Mediat e përcollën me një shterpësi totale informacioni këtë lajm dhe ajo që u mor vesh për publikun ishte vetëm fakti se “votën kundër na e kërkuan Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Continue reading

Zhvillimet që shqetësojnë Evropën

Europa e SemureKonfliktet e armatosura janë shqetësimet më kryesore për Botën aktuale. Këto shqetësime, që janë jo të pakta, kanë prekur edhe “Kontinentin e Vjetër“, i cili për shumëkënd mendohej se ishte jashtë rrezes së luftimeve. Ishte menduar se pas përplasjeve botërore, asaj të “Ftohtë” dhe luftërave në shpërbërjen e Jugosllavisë, Evropa tashmë Continue reading

Përshkrim i shkurtër i pasqyrimit mediatik të zhvillimeve ndërkombëtare

PANORAMA SUPLEMENTET.jpgPo të marrim në konsideratë, nga njëra anë atë çka ka ndodhur këtë periudhë – gjashtëmujori i parë i vitit 2015-të – në përgjithësi në rajon e më gjerë, me atë çka është raportuar nga mediat, përfundimi është i parashikueshëm, që në mediat shqiptare të gjitha zhvillimet e ndodhura në Evropë do jenë trajtuar – ashtu sikurse janë trajtuar gjithmonë zhvillimet jashtë kufijve – si zhvillime “të tjetrit” dhe jo zhvillime që prek edhe publikun shqiptar. Continue reading

Ajo çka përbën lajm për audiencën, jo domosdoshmërish përbën lajm edhe për median

SPONSORIZIM I AMBASADES NE FUSHATEN KUNDER AZILKERKUESVE

Fushata e Ambasadës Gjermane në Gazetën Shqiptare, për të sensibilizuar në uljen e azilkërkuesve. Qershor – 2015.

Nga sa është shtjelluar gjerësisht edhe në postimet e tjera – shih në kategorinë studime – sipas teorisë “agenda-setting” mediat kanë aftësinë për t’i diktuar perceptimin e realitetit audiencës. Është pikërisht në saj të kësaj aftësie që disa kanale mediatike – sikurse shtypi i shkruar – përqendrojnë edhe fokuset e tyre. Në këtë drejtim, në vendin tonë, shtypi i shkruar është i fokusuar më tepër në aktualitetin politik. Pse? Sepse sikurse e kemi shpjeguar edhe në postime të tjera agjenda politike e diktuar nga mediat ishte premisë për të zgjedhur përfaqësuesit – deputetët. Më poshtë, duke analizuar, do të shtjellojmë se politika paraqitet edhe si një nga grupet e interesit të vetë shtypit të shkruar, pasi interesat e aksionerëve të saj lidhen ngushtë me politikën.

Continue reading

Opinion për “Opinion.al”

Opinion-alI dashur Z. Fevziu,
marr shkas për të shkruar këto rreshta sepse jeni ndër gazetarët më të përgatitur në tregun mediatik. Bëni pjesë ndër ata gazetarë, të cilët personalisht, kur diskutoj mes miqve të mi, vlerësoj dhe kritikoj më së shumti, kjo sepse pritshmëritë prej jush janë gjithmonë të mëdha.

Pse po ju shkruaj?

Sepse së fundmi hasa në website-in tuaj Zyrtar: “Opinion.al” Continue reading

Analizë: Retorika e diskursit të Jim Garrison në gjyqin për vrasjen e Presidentit Kennedy

Jim GarrisonProkurori Jim Garrison (Xhim Garison) në muajin janar të vitit 1969-të (rreth 6 vite pas atentatit),arriti të ngrinte të vetmen çështje gjyqësore të mbajtur deri më sot për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy (Xhon F. Kenedit) madje duke akuzuar dhe persona konkret, biznesmenin Clay Shaw (Klej Sho’) për komplot ndaj Kreut të Shteteve të Bashkuara. Deri më atëherë pas një Komisioni Hetimor (i ashtuquajturi Warren Commision, që zhvilloi hetimet në periudhën nëntor ’63 – shtator ’64) të ngritur nga Presidenti Continue reading

“Republika e Rrëmujës”, një cikël prishjesh dhe ri-ndërtimesh.

Ndërtime pa lejeDuke pasur parasysh kostot dhe risqet ligjore, ndërtimi i objekteve pa leje është një shpenzim shumë i madh, përveçse (mbi të gjitha) parash edhe shpenzim energjie. Shpenzim energjie për t’i ndërtuar, njëjtë sikurse për t’i shembur, aq më tepër me eksploziv. Continue reading