Politikanët janë imun nga hapja e dosjeve!

dosjet

Google//Pamje ilustruese.

Edhe pse jo të gjithë e dinë, prej rreth 1 viti punon Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Ky “Autoritet” është formuar sipas ligjit 24/2015-të, dhe është ngarkuar të drejtojë një proces tejet delikat për shoqërinë shqiptare, proces që në vende si Gjermania dhe Rumania ka nisur prej më shumë se 17 vitesh. (Gjermani që prej vitit 1990; Rumani që prej vitit 1999).

Në Autoritet – përmes një formulari – gjithëkush mund të kërkojë qasje me informacionet e dosjeve, por jo për gjithkënd… për politikanët, kurrësesi!

Continue reading

Advertisements

Mos e lini pa parë… “Dita zë fill”

Dita-ze-fill

Cineplexx// Skenë e shkëputur nga filmi, Leta duke u kujdesur njëherësh për të birin dhe Sofinë.

Katërmbëdhjetë shtatori solli si premierë në kinematë e Tiranës, filmin e vlerësuar ndërkombëtarisht “Dita zë fill”. S’para shkruaj për filma dhe madje s’e cilësoj veten “kriticer” apo “bloger” arti, por s’munda të rrija pa shkruar për këtë film. Continue reading

Jemi hipokritë! Protestuam për armët kimike, por për pazaret e plehërave s’bëjmë zë

Pleherat

Google-search//Pamje ilustruese nga një vendgrumbullim plehërash.

E mbani mend besoj?! Epo vështirë të harrohen protestat kundër demontimit të armëve kimike – me preiardhje nga Siria – në Shqipëri. Momenti i atij fjalimi të gjatë kryeministror me një miks të rëndë emocionesh, që i dha fund disa ditëve në shesh. Pati njerëz që qanë. Gëzimi ishte i pafund. Puthje. Përqafime. Krenari! Ishte fitorja e parë sheshit e qytetarëve pas rrëzimit të sistemit komunist.

Por sot më duhet ta them, shumica në atë shesh kemi qenë hipokritë. Hipokritë sepse – pak a shumë – e njëjta situatë paraqitet edhe sot dhe me kokrra kanë qenë duke u çjerrë sheshit. Continue reading

A e rrezikojnë tërmetet e Bankers gazsjellësin TAP?

greva-e-banoreve-ne-zharrezQë prej 2 shkurtit nëntë banorë të fshatit Zharrëz në Patos, janë në protestë ekstreme me grevë urie. Kjo është greva e dytë në radhë, pas asaj të muajit dhjetor. Banorët kërkojnë siguri për jetët e tyre, dëmshpërblimin nga pasojat e punimeve të kompanisë “Bankers” dhe garanci se situatat e së kaluarës nuk do të ripërsëriten më. Continue reading

Pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së OKB-ës për armët bërthamore?

bushatiDitën e sotme – 6 shkurt – përmes një kërkese të Deputetes Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën “kundër” të Shqipërisë në rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për “ngritjen e instrumentave të nevojshëm për të ndaluar armët bërthamore dhe për të shkuar drejt asgjësimit të tyre”. Mediat e përcollën me një shterpësi totale informacioni këtë lajm dhe ajo që u mor vesh për publikun ishte vetëm fakti se “votën kundër na e kërkuan Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Continue reading

U kthye pas 17 vitesh nga Lufta e Kosovës, “humbi apo u largua vetë” Sejdi Thaçi?!

Sejdi THacci

Marrë nga Gazeta Express

Janari ’99 ishte i ethshëm në Kosovë.

Viti përpara tij qe masakër.

Forcat para-militare serbe vazhdonin të kërkonin anëtarët, por dhe këdo që ndihmonte UÇK-ën.

Vjet familjet Ahmeti, Jashari dhe Delijaj qenë bërë shosh plumbash teksa militarët patën vrarë barbarisht më shumë se 120 persona.

Pikërisht javën e parë të këtij viti, në Klinë, një burrë, i cili nuk u martua kurrë, rendi pas pensionit të tij.

Continue reading

Vollga, një përrallë shqiptare

VOLLGAIshte mars viti ’94.

Shqipëtarët më në fund po gëzonin pronën private.

Një ditë prej atyre ditësh, nipi i një të moshuare, e cila jetonte në Greqi që pas Çlirimit, me vetëm një prokurë bëri kërrdinë…

Regjistroi në emër të saj 3 500 m² truall.

Pasi vulosi mirë e mirë dokumentat, filloi pazarin.

Ishte koha kur në Shqipëri gëlonin paratë e për të shitur gjithë atë truall s’të duhej shumë.

Continue reading

Zhvillimet që shqetësojnë Evropën

Europa e SemureKonfliktet e armatosura janë shqetësimet më kryesore për Botën aktuale. Këto shqetësime, që janë jo të pakta, kanë prekur edhe “Kontinentin e Vjetër“, i cili për shumëkënd mendohej se ishte jashtë rrezes së luftimeve. Ishte menduar se pas përplasjeve botërore, asaj të “Ftohtë” dhe luftërave në shpërbërjen e Jugosllavisë, Evropa tashmë Continue reading

Shqipëria dhe aspiratat e saj

pjshQë prej nënshkrimit të MSA-së, por jo vetëm, demokracia shqiptare e ka ndërtuar themelin e politikave të saj mbi një aspiratë madhore: integrimin drejt Bashkimit Evropian dhe strukturave të NATO-s. Sot pas vitesh të tëra angazhimi, Shqipëria gëzon të drejtat e të qenit anëtare e NATO-s, ndërkohë që është “vend kandidat” për t’u anëtarësuar në BE. Continue reading

Përshkrim i shkurtër i pasqyrimit mediatik të zhvillimeve ndërkombëtare

PANORAMA SUPLEMENTET.jpgPo të marrim në konsideratë, nga njëra anë atë çka ka ndodhur këtë periudhë – gjashtëmujori i parë i vitit 2015-të – në përgjithësi në rajon e më gjerë, me atë çka është raportuar nga mediat, përfundimi është i parashikueshëm, që në mediat shqiptare të gjitha zhvillimet e ndodhura në Evropë do jenë trajtuar – ashtu sikurse janë trajtuar gjithmonë zhvillimet jashtë kufijve – si zhvillime “të tjetrit” dhe jo zhvillime që prek edhe publikun shqiptar. Continue reading