Sociologjia e poezisë së Zyhdi Dervishit

Shumëkush Prof. Zyhdi Dervishin e njeh si pedagog, apo si studiues të sociologjisë. Pakkush e di se ai gjatë gjithë jetës së tij ka bluar edhe një pasion për poezinë, dhe deri më sot ka katër libra poetik të botuar. Duke folur për librin e fundit, i cili mban titullin “Mokra e hijeve”, profesor Dervishi tregoi se, pasioni për letërsinë e ndihmoi atë të kuptonte dhe t’i shprehte më mirë gjykimet sociologjike. Madje ai thotë se ndryshe nga si mund të shprehej në studime, në poezi ndihej më i lirë. Tema, edhe në poezi, mbetet mëtimi për të zbërthyer dhe për të përshkruar shoqërinë shqiptare. Continue reading

Advertisements

Projekt-ligji që kundërshton arsimi

Projekt-ligji për “Arsimin e Lartë” është miratuar nga Qeveria dhe tashmë i ka kaluar Kuvendit, por ai vazhdon të mbartë me vete, jo vetëm rezervat, por edhe kundërshtitë e pedagogëve dhe strukturave universitare. “Shekulli” mblodhi opinionet e Prof. As. Dr. Aleksandër Kocanit, Dr. Zylyftar Bregut dhe M.A Ervin Gocit. “Në strukturat akademike, variantin e parë fare, e shpartalluam, kjo në kuptimin figurativ…, ndërkohë në variantin, që u prezantua përpara se t’i kalonte Qeverisë, pamë që kishte përmirësime. Continue reading

Gjimnazi “Çajupi” zbulon se si do të jenë “klasat inteligjente”

Shkolla e mesme Andon Zako Çajupi

Klasa inteligjente, projekt i cili u prezantua së fundmi nga Ministria e Arsimit, do të fillojë të zbatohet në shtator të këtij viti. Ai do të fillojë vetëm në klasat e X-ta (viti i parë i gjimnazit) dhe do të jetë një projekt pilot, i cili do të shtrihet në 60 shkolla të  mesme (6 të Tiranës), me synimin, që brenda tre viteve të zgjerohet në tërë vendin. “Shekulli” ishte në shkollën e mesme “Andon Zako Çajupi”, shkollë në të cilën ky projekt u testua një vit më parë dhe përmes mësueses së informatikës Diana Myrto, sjell një shpjegim më të zgjeruar sesi do të funksionojë ai. Continue reading

Klasa inteligjente, nxënësit do të mësojnë me laptopë e tableta

Edi RamaBrenda tre vjetësh 46 000 gjimnazistë do të kenë mundësinë të mësojnë në të ashtuquajturat klasa inteligjente. Ministria e Arsimit dhe e Sportit, prezantoi dje projektin e modernizimit të sistemit arsimor, projekt që parashikon digjitalizimin e mënyrës së mësimdhënies në 360 gjimnaze të vendit. E gjitha brenda tre vjetësh. Thënë ndryshe, mësuesit do të mund të shpjegojnë përmes teknologjisë dhe po përmes saj, nxënësit do të mund të mësojnë më shumë. Pajisje sikurse projektorët interaktiv, të cilët, në një farë mënyre “zhdukin” dërrasën e zezë u prezantuan, si teknologji në pararojë të kohës. Continue reading

“Telemjekësia ofron më shumë mundësi për të sëmurët në rrethe”

Të sëmurët nëpër rrethe tanimë mund të marrin të njëjtin shërbim diagnostikimi sikurse të jenë në Tiranë, kjo falë telemjekësisë. Telekonsultat mes mjekëve nëpër rrethe me mjekët në qendrat universitare kanë bërë të mundur, që shumë raste të nisjes së pacientëve për në kryeqytet të kursehen dhe të sëmurët të mjekohen në qytetet e tyre. Duhet thënë se meritë për këtë, krahas telemjekësisë, kanë qenë edhe investimet në spitalet rajonale, apo investimet në aparatura më bashkëkohore. Continue reading

Me ndryshimet e ligjit, 115 ditë pushim për 2015-ën

Kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pushimi”, ky është ndryshim i bërë nga Qeveria, që ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Por cilat janë datat e festave, të cilat njihen si festa zyrtare dhe sa do të përfitojnë qytetarët në përgjithësi dhe vetë nëpunësit civil në veçanti nga ky ndryshim? “Shekulli” sjell të gjitha datat dhe ditët pushim që përfitohen nga ndryshimi i ligjit. Kështu këtë vit të mbetur kalendarik, nga ky ligj, nëpunësit do të përfitojnë 3 ditë pushim nga ato festa, të cilat qëllojnë të bien në ditë fundjave dhe më parë konsideroheshin, si ditë të humbura (nga pushimi total). Continue reading

Ekspertizë e huaj për projektligjin e Arsimit të Lartë

Më 25 mars Ministria e Arsimit dhe Sportit, i kaloi Qeverisë projektligjin për “Arsimin e Lartë”, por ai nuk u miratua. Përballë kritikave të vazhdueshme, që vinin nga pedagogë dhe drejtues universitetesh, sikurse edhe përballë protestave të studentëve, duket se Këshilli i Ministrave zgjodhi ta shtyjë miratimin e këtij projektligji. Së fundmi, duket se ky projektligj do t’i kalojë një filtri ekspertize ndërkombëtare. Ideja u bë publike nga vetë Ministrja Lindita Nikolla, një javë përpara se ky projektligj t’i çohej Qeverisë, por në një bisedë telefonike që “Shekulli” pati me dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, profesoreshën Klodeta Dibra, mësuam se si ide është propozuar nga vetë Universiteti i Tiranës (UT), Continue reading

Erdhi pranvera, kujdes nga alergjitë

Mjeku Ervin Mingomataj tregon për alergjitë e stinës dhe nga çfarë duhet të kihet kujdes gjatë kësaj periudhe. Poleni i luleve, bari, pemët, pushi, pluhuri, ilaçet, myshku, thumbimi i insekteve dhe disa lloj ushqimesh i stimulojnë alergjit Pranvera tashmë ka ardhur dhe bashkë me të edhe alergjitë. Për ata që vuajnë nga to, kjo stinë nuk është dhe aq e dëshiruar, sepse për shkak të simptomave detyrohen që përgjithësisht të marrin ilaçe apo të qëndrojnë në shtëpi. Continue reading

Konica e Noli, dy kolosë të mendimit, asnjëri nuk i mori tjetrit veprat

Për dy kolosët e mendimit shqiptar, Faik Konica dhe Fan Stilian Noli, studiues, studentë dhe dashamirës të fushës së letërsisë dhe historisë zhvilluan një bisedë të hapur në Muzeun Historik Kombëtar (MHK). Në sallën e bibliotekës së Muzeut, nën titullin “Një mbasdite në muze!” të pranishëm ishin nëndrejtori i Muzeut, Dorian Koçi, Sali Kadria, kurator për historinë moderne, studiuesit Dorina Arapi dhe Stefan Demollari, por dhe Alma Konica, stërmbesë e Faik Konicës, Petro Luarasi, nip i Petro Nini Luarasit dhe Marie Gusho, vajza e Lasgush Poradecit, të cilët së bashku me dashamirës të tjerë të historisë zhvilluan një diskutim interesant mbi dy personalitetet e mëdha të historisë sonë kombëtare. Continue reading

“Nuk e ka fajin “Filozofia”, por teksti”

Ditët e fundit një grup pedagogësh dhe studiuesish të filozofisë i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit, që ta rikthejë filozofinë si lëndë me detyrim në gjimnaze. Krahas kësaj është kërkuar që filozofia të jetë edhe provim me detyrim për maturën shtetërore, ndërkohë që nënvizohet nevoja për një tekst të ri. Lidhur me këtë çështje “Shekulli” intervistoi Prof. As. Dr. Aleksandër Kocanin, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Continue reading

Plagjiatura, një sëmundje e madhe, por nuk vjedhin vetëm shqiptarët

“Hamitologji – Pseudoteoritë, konceptet çapraz dhe plagjiaturat e Sabri Hamitit”, kështu titullohet libri i autorit, Sali Bytyçi. Në promovimin e këtij libri në Tiranë ishin të pranishëm, autori Sali Bytyçi, arkeologu dhe njëherësh krijuesi e studiuesi letrar Moikom Zeqo, studiuesi Behar Gjoka, zëvendësministri i kulturës në Kosovë Rexhep Hoti, sikurse dhe shkrimtarë dhe dashamirës të tjerë të letërsisë. Ky libër vjen si një kritikë ndaj mënyrës sesi ka trajtuar shumë vepra vetë Prof. Sabri Hamiti, pjesë të të cilit gjenden edhe në tekstet e shkollave të mesme. Autori, pretendon se Hamiti në disa vepra ka plagjiaturë dhe këtë thotë se argumenton më së miri, ndërkohë këtë mendim ndajnë edhe disa nga folësit që e promovuan këtë libër. Continue reading

Dyndje pacientësh, radha te rezonanca kap muajin korrik

Për të kryer një ekzaminim me rezonancë magnetike, pacientëve ambulatorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u duhet të presin deri në katër muaj. Radha për të kryer këtë lloj ekzaminimi tashmë ka shkuar deri në korrik. Të shqetësuar, shumica e pacientëve prezent në degën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH) pranë QSUT-ës, tregojnë për “Shekulli”-n se të presësh kaq gjatë për të kryer këtë ekzaminim është një problem më vete. Disa shprehen të mërzitur dhe tejet pesimist, se deri sa të kenë kryer rezonancën shëndeti i tyre, apo i të afërmve, me gjasa do të jetë përkeqësuar. Continue reading

Kujdes dëgjimin, nëse dëmtohet nuk rikthehet më

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vënë alarmin. Rreth 1.1 miliardë persona në Botë, janë në rrezik për të humbur dëgjimin, si pasojë e përdorimit në mënyrë jo të shëndetshme të aparateve audio-fonike, përfshirë këtu “smart-phone”-at, apo edhe për shkak të ekspozimit në nivele të larta të zhurmave, që ofrojnë klubet e natës, lokalet sikurse dhe eventet sportive. Për këtë problematikë shëndetësore, për “Shekulli”-n, foli Bledi Nini, mjek otorinolaringolog (ORL) në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Për doktor Bledi Ninin “një herë pasi është humbur, dëgjimi nuk rikthehet më, ndaj gjithkush duhet të ketë kujdes”. Duke treguar faktorët dhe shenjat e humbjes së dëgjimit, doktor Nini shprehet se rastet më problematike konstatohen pas mbrëmjeve nëpër diskoteka, ku sipas tij, ka pasur raste edhe të humbjes totale të dëgjimit. Fillon gjithçka me një zhurmë në vesh. Continue reading

“Një jetë a capella”, muzikë edhe në burg

Për nder të “Artistit të Merituar”, Prof. Milto Vakos, i cili më 30 mars shënon 85-vjetorin e tij të lindjes, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) zhvilloi dje recitalin “Një jetë A Cappella”. I ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1959, dirigjenti i palodhur Vako cilësohet si mjeshtri i korit. Ai nuk iu nda muzikës as në vitet e burgimit, që kreu gjatë periudhës komuniste. Në një intervistë të dhënë për “Shekulli”-n, pas provave, profesor Vako rrëfen se, edhe në burg provoi të krijonte kore dhe të zhvillonte shfaqje, ndërsa për kohën aktuale thotë se artistët e vërtetë nuk marrin vlerësimin që u takon, në një kohë kur edhe kultura për ta ndjekur artin është venitur. Continue reading

Aktrimin e një të çmenduri, vetëm Lulzim Zeqja mund ta kërkojë

Nuk është në rolet kryesore, por sërish Lulzim Zeqja dallon edhe në pjesën “Vrasja e Zhan Pol Maratit”, që vjen në Teatrin Kombëtar me regji të Arben Kumbaros. Zeqja është në rolin e një prej pacientëve të një çmendine të shekullit XIX në Paris, që vihet nga drejtuesi i saj të aktrojë vrasjen e një prej zërave më të fuqishëm të “Revolucionit francez”, Zhan Pol Maratit (Jean Paul Marat). Në një intervistë për “Shekulli”-n aktori 36-vjeçar tregon se për këtë rol u frymëzua nga një endacak rruge në kryeqytetet, dhe se rolin e kishte kërkuar vetë si sprovë personale. Continue reading