Hyrje – “Studime rreth mitit të Sigurimit të Shtetit”

Në gusht të vitit 1996 ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George H.W. Bush, së bashku me ish-Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Collin Powell, do të zhvillonin (familjarisht) një vizitë jo zyrtare në Shqipëri. Të ardhur në vendin tonë si mysafirë të (asokohe) Presidentit Sali Berisha, ata u pritën në Vlorë ku dhe ishin ankoruar me jahtin e ish-presidentit amerikan. Gjatë diskutimeve Continue reading

Advertisements

Enver Hoxha si mishërues i totemit ideologji.

Enver Hoxha investoi shumë në Sigurimin e Shtetit. Me qëllimin për të krijuar njeriun e bindur, njeriun që do ta adhuronte atë, ashtu sikurse objektet “e shenjta” të krijuara prej tij (Hoxhës), e në të njëjtën kohë njeriun që do të tmerrohej prej tyre, Hoxha në mos arritjen 100% të këtij modeli (me anë të Sigurimit), arriti të krijonte tabunë dhe nëse e analizojmë duke ju referuar librit të Frojdit “Totem dhe TabuContinue reading

Përpjekja e Enver Hoxhës për t’u shfaqur si “Hero”.

Figura e një heroi është parë gjithnjë si figurë mistike, që i qëndron historisë, që kthehet në legjendar, kthehet në mit. Heroi gjithmonë është parë si figurë e adhurueshme pasi në vetëvete heroi përcjell modelin e njeriut ideal, modelin e njeriut që kërkon dhe lufton për shoqërinë ideale, ndaj gjithmonë shoqëritë njerëzore kërkojnë heronj. Pikërisht këto cilësi duhet t’i ketë parë “në letër” Enver Hoxha kur dhe e çoi ndërmend të niste përpjekjet për t’u hequr si hero. Pasi kishte strukturuar regjimin e tij Continue reading

Miti i Sigurimit pas rënies së regjimit komunist.

Siç kam analizuar në postimet e tjera, me anë të “heroit” Hoxha, Sigurimi i Shtetit krijoi mitin e tij. Mit i cili edhe pas vdekjes së “heroit” vazhdoi të mbetej mes nesh. Ngjarjet e vitit ’97-të e tregojnë më së miri këtë aspekt. Në këto ngjarje më shumë se fakte, mund të gjejmë fakt-ngjarje që madje tregojnë qartë edhe pasojat që ka lënë ky mit në psikikën sociale. Viti ’97, ishte viti kur vendi do të kalonte një turbullirë e cila do të shkaktonte rënien e Shtetit, vendosjen e anarkisë dhe mbizotërimin e terrorit. Continue reading