“Agenda-Setting” dhe agjenda politike

agendasetting.jpgNë demokracitë e përfaqësuara – sikurse në Shqipëri – qytetarëve u kërkohet të shprehin opinionet, apo qëndrimet e tyre politike me anë të votës. Përmes votës ata zgjedhin një përfaqësi – deputetësh – e cila më parë u është zotuar se do t’u mbrojë interesat. Në të tillë mënyrë qytetarët vendosin jo vetëm për fatet e tyre, por edhe për të ardhmen e vendit. Kjo gjë ndodh një herë në katër vjet, ose sa herë që përfaqësuesit e qytetarëve nuk arrijnë të gjejnë dakordësinë, sikurse edhe në raste të tjera kur çështja është e të një rëndësie të veçantë dhe është e nevojshme një shumicë më e provuar sesa vetëm me përfaqësi – referendumet. Continue reading

Advertisements

Premisat “mediatike” mbi të cilat zgjidhen “përfaqësuesit e popullit”

zgjedhjet

Foto e marrë nga Gazeta Shqip.

Qytetarët shqiptarë – ashtu sikurse qytetarët e vendeve të tjera demokratike – i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në saj të një opinioni apo qëndrimi të tyrin politik dhe në saj të një ideje mbi përmbushjen e pritshmërive të tyre. Por – edhe përpara, edhe pasi kanë zgjedhur – ata nuk kanë kontakte të shpeshta me përfaqësuesit e tyre. Shumëkush nuk ka kohë t’i ndjekë të gjitha seancat plenare në Parlament. Po kështu jo gjithkush ka mundësi të takojë një deputet. Ndaj në mënyrë, që t’i formojnë apo t’i plotësojnë opinionet dhe qëndrimet e tyre politike, qytetarët krijojnë një kontakt – relativisht – të caktuar përmes mediave. Nga ana tjetër politikanë të ndryshëm kanë në stafin e tyre këshilltarë për marrëdhëniet me publikun, të cilët Continue reading

Ndikimi përmes “agenda-setting”

unclesam.jpgDrejtimi i vëmendjes publike mbi pak apo aspak tema dhe ngjarje, është një veti e medias, e cila njihet prej kohësh prej studiuesve të komunikimit si “agenda-setting”. Studiues si Stephan Russ-Mohl[1] e përshkruajnë si funksion të gazetarisë vendosjen e rendit të ditës. Russ-Mohl thotë se vëmendja publike për median është mall dhe për të luftohet shumë prapa perdeve. Ai e përshkruan “agenda-setting”-un me një shembull të thjeshtë “Në qoftë se është në rend të ditës sëmundja e gripit të shpendëve, në fund të fundit do të duhet të japë deklaratë për këtë gjë edhe Kryeministri – që për këtë arsye nuk do të flasë mbi reformën në pensione apo mbi taksat e pranimit në universitet”[2].

E formuluar nga Max McCombs dhe Donald Shaw (1972), teoria Continue reading

Ajo çka përbën lajm për audiencën, jo domosdoshmërish përbën lajm edhe për median

SPONSORIZIM I AMBASADES NE FUSHATEN KUNDER AZILKERKUESVE

Fushata e Ambasadës Gjermane në Gazetën Shqiptare, për të sensibilizuar në uljen e azilkërkuesve. Qershor – 2015.

Nga sa është shtjelluar gjerësisht edhe në postimet e tjera – shih në kategorinë studime – sipas teorisë “agenda-setting” mediat kanë aftësinë për t’i diktuar perceptimin e realitetit audiencës. Është pikërisht në saj të kësaj aftësie që disa kanale mediatike – sikurse shtypi i shkruar – përqendrojnë edhe fokuset e tyre. Në këtë drejtim, në vendin tonë, shtypi i shkruar është i fokusuar më tepër në aktualitetin politik. Pse? Sepse sikurse e kemi shpjeguar edhe në postime të tjera agjenda politike e diktuar nga mediat ishte premisë për të zgjedhur përfaqësuesit – deputetët. Më poshtë, duke analizuar, do të shtjellojmë se politika paraqitet edhe si një nga grupet e interesit të vetë shtypit të shkruar, pasi interesat e aksionerëve të saj lidhen ngushtë me politikën.

Continue reading

Analizë: Retorika e diskursit të Jim Garrison në gjyqin për vrasjen e Presidentit Kennedy

Jim GarrisonProkurori Jim Garrison (Xhim Garison) në muajin janar të vitit 1969-të (rreth 6 vite pas atentatit),arriti të ngrinte të vetmen çështje gjyqësore të mbajtur deri më sot për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy (Xhon F. Kenedit) madje duke akuzuar dhe persona konkret, biznesmenin Clay Shaw (Klej Sho’) për komplot ndaj Kreut të Shteteve të Bashkuara. Deri më atëherë pas një Komisioni Hetimor (i ashtuquajturi Warren Commision, që zhvilloi hetimet në periudhën nëntor ’63 – shtator ’64) të ngritur nga Presidenti Continue reading