Gjysmë-Unaza e Vogël e Tiranës!

veliaj-inspekton-punimet-te-unaza-e-vogel-2Ka kaluar pothuajse një vit që kur Qendra e kryeqytetit zuri të “transformohej” sipas planit “belg” (Studio 51N4E) që u zotua të aplikonte Bashkia e Tiranës. Por një nga elementët e këtij transformimi “Unaza e Vogël” rezulton të jetë pjesa më e dobët e projektit të zbatuar deri më tani. Continue reading

Advertisements

Pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së OKB-ës për armët bërthamore?

bushatiDitën e sotme – 6 shkurt – përmes një kërkese të Deputetes Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën “kundër” të Shqipërisë në rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për “ngritjen e instrumentave të nevojshëm për të ndaluar armët bërthamore dhe për të shkuar drejt asgjësimit të tyre”. Mediat e përcollën me një shterpësi totale informacioni këtë lajm dhe ajo që u mor vesh për publikun ishte vetëm fakti se “votën kundër na e kërkuan Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Continue reading

U kthye pas 17 vitesh nga Lufta e Kosovës, “humbi apo u largua vetë” Sejdi Thaçi?!

Sejdi THacci

Marrë nga Gazeta Express

Janari ’99 ishte i ethshëm në Kosovë.

Viti përpara tij qe masakër.

Forcat para-militare serbe vazhdonin të kërkonin anëtarët, por dhe këdo që ndihmonte UÇK-ën.

Vjet familjet Ahmeti, Jashari dhe Delijaj qenë bërë shosh plumbash teksa militarët patën vrarë barbarisht më shumë se 120 persona.

Pikërisht javën e parë të këtij viti, në Klinë, një burrë, i cili nuk u martua kurrë, rendi pas pensionit të tij.

Continue reading

Vollga, një përrallë shqiptare

VOLLGAIshte mars viti ’94.

Shqipëtarët më në fund po gëzonin pronën private.

Një ditë prej atyre ditësh, nipi i një të moshuare, e cila jetonte në Greqi që pas Çlirimit, me vetëm një prokurë bëri kërrdinë…

Regjistroi në emër të saj 3 500 m² truall.

Pasi vulosi mirë e mirë dokumentat, filloi pazarin.

Ishte koha kur në Shqipëri gëlonin paratë e për të shitur gjithë atë truall s’të duhej shumë.

Continue reading

Zhvillimet që shqetësojnë Evropën

Europa e SemureKonfliktet e armatosura janë shqetësimet më kryesore për Botën aktuale. Këto shqetësime, që janë jo të pakta, kanë prekur edhe “Kontinentin e Vjetër“, i cili për shumëkënd mendohej se ishte jashtë rrezes së luftimeve. Ishte menduar se pas përplasjeve botërore, asaj të “Ftohtë” dhe luftërave në shpërbërjen e Jugosllavisë, Evropa tashmë Continue reading

Ballkani, nga dikur “tjetri” i Evropës, sot në pritje të integrimit

Ballkani dhe BE-jaKroacia është Shteti i fundit i Ballkanit – pas Greqisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë – i cili është integruar në Bashkimin Evropian. Pas një procesi 5-vjeçar si kandidat për t’u anëtarësuar, më 1 korrik 2013-të Kroacia u integrua me të drejta të plota duke u bërë kështu shteti i 28-të i Unionit. Ndërkohë jashtë kanë mbetur Turqia Continue reading

Shqipëria dhe aspiratat e saj

pjshQë prej nënshkrimit të MSA-së, por jo vetëm, demokracia shqiptare e ka ndërtuar themelin e politikave të saj mbi një aspiratë madhore: integrimin drejt Bashkimit Evropian dhe strukturave të NATO-s. Sot pas vitesh të tëra angazhimi, Shqipëria gëzon të drejtat e të qenit anëtare e NATO-s, ndërkohë që është “vend kandidat” për t’u anëtarësuar në BE. Continue reading

Përshkrim i shkurtër i pasqyrimit mediatik të zhvillimeve ndërkombëtare

PANORAMA SUPLEMENTET.jpgPo të marrim në konsideratë, nga njëra anë atë çka ka ndodhur këtë periudhë – gjashtëmujori i parë i vitit 2015-të – në përgjithësi në rajon e më gjerë, me atë çka është raportuar nga mediat, përfundimi është i parashikueshëm, që në mediat shqiptare të gjitha zhvillimet e ndodhura në Evropë do jenë trajtuar – ashtu sikurse janë trajtuar gjithmonë zhvillimet jashtë kufijve – si zhvillime “të tjetrit” dhe jo zhvillime që prek edhe publikun shqiptar. Continue reading

“Agenda-Setting” dhe agjenda politike

agendasetting.jpgNë demokracitë e përfaqësuara – sikurse në Shqipëri – qytetarëve u kërkohet të shprehin opinionet, apo qëndrimet e tyre politike me anë të votës. Përmes votës ata zgjedhin një përfaqësi – deputetësh – e cila më parë u është zotuar se do t’u mbrojë interesat. Në të tillë mënyrë qytetarët vendosin jo vetëm për fatet e tyre, por edhe për të ardhmen e vendit. Kjo gjë ndodh një herë në katër vjet, ose sa herë që përfaqësuesit e qytetarëve nuk arrijnë të gjejnë dakordësinë, sikurse edhe në raste të tjera kur çështja është e të një rëndësie të veçantë dhe është e nevojshme një shumicë më e provuar sesa vetëm me përfaqësi – referendumet. Continue reading

Premisat “mediatike” mbi të cilat zgjidhen “përfaqësuesit e popullit”

zgjedhjet

Foto e marrë nga Gazeta Shqip.

Qytetarët shqiptarë – ashtu sikurse qytetarët e vendeve të tjera demokratike – i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në saj të një opinioni apo qëndrimi të tyrin politik dhe në saj të një ideje mbi përmbushjen e pritshmërive të tyre. Por – edhe përpara, edhe pasi kanë zgjedhur – ata nuk kanë kontakte të shpeshta me përfaqësuesit e tyre. Shumëkush nuk ka kohë t’i ndjekë të gjitha seancat plenare në Parlament. Po kështu jo gjithkush ka mundësi të takojë një deputet. Ndaj në mënyrë, që t’i formojnë apo t’i plotësojnë opinionet dhe qëndrimet e tyre politike, qytetarët krijojnë një kontakt – relativisht – të caktuar përmes mediave. Nga ana tjetër politikanë të ndryshëm kanë në stafin e tyre këshilltarë për marrëdhëniet me publikun, të cilët Continue reading

Ndikimi përmes “agenda-setting”

unclesam.jpgDrejtimi i vëmendjes publike mbi pak apo aspak tema dhe ngjarje, është një veti e medias, e cila njihet prej kohësh prej studiuesve të komunikimit si “agenda-setting”. Studiues si Stephan Russ-Mohl[1] e përshkruajnë si funksion të gazetarisë vendosjen e rendit të ditës. Russ-Mohl thotë se vëmendja publike për median është mall dhe për të luftohet shumë prapa perdeve. Ai e përshkruan “agenda-setting”-un me një shembull të thjeshtë “Në qoftë se është në rend të ditës sëmundja e gripit të shpendëve, në fund të fundit do të duhet të japë deklaratë për këtë gjë edhe Kryeministri – që për këtë arsye nuk do të flasë mbi reformën në pensione apo mbi taksat e pranimit në universitet”[2].

E formuluar nga Max McCombs dhe Donald Shaw (1972), teoria Continue reading

Ajo çka përbën lajm për audiencën, jo domosdoshmërish përbën lajm edhe për median

SPONSORIZIM I AMBASADES NE FUSHATEN KUNDER AZILKERKUESVE

Fushata e Ambasadës Gjermane në Gazetën Shqiptare, për të sensibilizuar në uljen e azilkërkuesve. Qershor – 2015.

Nga sa është shtjelluar gjerësisht edhe në postimet e tjera – shih në kategorinë studime – sipas teorisë “agenda-setting” mediat kanë aftësinë për t’i diktuar perceptimin e realitetit audiencës. Është pikërisht në saj të kësaj aftësie që disa kanale mediatike – sikurse shtypi i shkruar – përqendrojnë edhe fokuset e tyre. Në këtë drejtim, në vendin tonë, shtypi i shkruar është i fokusuar më tepër në aktualitetin politik. Pse? Sepse sikurse e kemi shpjeguar edhe në postime të tjera agjenda politike e diktuar nga mediat ishte premisë për të zgjedhur përfaqësuesit – deputetët. Më poshtë, duke analizuar, do të shtjellojmë se politika paraqitet edhe si një nga grupet e interesit të vetë shtypit të shkruar, pasi interesat e aksionerëve të saj lidhen ngushtë me politikën.

Continue reading