Rreth meje

Përshëndetje!

Erblin VukajUnë jam Erblini, autori këtij blogu. Kjo është hapësira ime virtuale ku ndaj mendimet e mia.

Blogu nuk ka temë qëndrore. Ideja rreth tij ka ndryshuar ndër vite. Nisi si detyrë shkollore, në vitin 2010-të, tanimë vazhdon si hapësirë virtuale.

Kam ndjekur studimet Bachelor për “Shkenca Komunikimi” e më pas ato Master për “Gazetari Evropiane & Ndërkombëtare”.

Prej vitit 2012-të jam gazetar. Kam punuar në radio, shtyp të shkruar, por edhe televizion ku aktualisht mbuloj fushën e sportit. Prej vitit 2016-të, tashmë jam provuar edhe si komentator. Te blloku i komenteve mund të gjeni të detajuar listën e ndeshjeve të komentuara.

Në rubrikën publikime do të gjeni një sërë artikujsh të punuar në kohën kur bashkëpunoja me Shekullin.

opinione janë kryesisht mendime kuturu të miat, të shfaqura edhe në rrjetet sociale përmes statusesh apo postimesh të ndryshme.

Këtu kam hedhur edhe një pjesë të studimeve, kryer gjatë shkollës.

Ndërkohë më pëlqen të zbuloj natyrën përmes shtegëtimeve, për këtë mbaj dhe një ditar, uroj t’ju pëlqejë.

Shpresoj që hapësira ime virtuale t’ju ofrojë sa më shumë ngrohtësi.

Lutem të komentoni çfarëdolloj mendimi të keni, jam i hapur për çdo sugjerim tuajin!

Ju faleminderit!

Mund të më kontaktoni përmes postës elektronike: erblinvukaj@gmail.com


SQARIM!
Të gjitha materialet, përveç atyre të nënshkruara, i përkasin autorit. Të drejtat e autorësisë i përkasin vetëm atij. Ju lutem të kontaktoni me të përpara se të përdorni  për qëllime të ndryshme çfardo materiali të këtij blogu
.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s