Përshkrim i shkurtër i pasqyrimit mediatik të zhvillimeve ndërkombëtare

PANORAMA SUPLEMENTET.jpgPo të marrim në konsideratë, nga njëra anë atë çka ka ndodhur këtë periudhë – gjashtëmujori i parë i vitit 2015-të – në përgjithësi në rajon e më gjerë, me atë çka është raportuar nga mediat, përfundimi është i parashikueshëm, që në mediat shqiptare të gjitha zhvillimet e ndodhura në Evropë do jenë trajtuar – ashtu sikurse janë trajtuar gjithmonë zhvillimet jashtë kufijve – si zhvillime “të tjetrit” dhe jo zhvillime që prek edhe publikun shqiptar. Continue reading

Advertisements

Ajo çka përbën lajm për audiencën, jo domosdoshmërish përbën lajm edhe për median

SPONSORIZIM I AMBASADES NE FUSHATEN KUNDER AZILKERKUESVE

Fushata e Ambasadës Gjermane në Gazetën Shqiptare, për të sensibilizuar në uljen e azilkërkuesve. Qershor – 2015.

Nga sa është shtjelluar gjerësisht edhe në postimet e tjera – shih në kategorinë studime – sipas teorisë “agenda-setting” mediat kanë aftësinë për t’i diktuar perceptimin e realitetit audiencës. Është pikërisht në saj të kësaj aftësie që disa kanale mediatike – sikurse shtypi i shkruar – përqendrojnë edhe fokuset e tyre. Në këtë drejtim, në vendin tonë, shtypi i shkruar është i fokusuar më tepër në aktualitetin politik. Pse? Sepse sikurse e kemi shpjeguar edhe në postime të tjera agjenda politike e diktuar nga mediat ishte premisë për të zgjedhur përfaqësuesit – deputetët. Më poshtë, duke analizuar, do të shtjellojmë se politika paraqitet edhe si një nga grupet e interesit të vetë shtypit të shkruar, pasi interesat e aksionerëve të saj lidhen ngushtë me politikën.

Continue reading